• |
ide | kryesore

Rrëzimi i PSG, kurrë kaq keq prej 42 vjetësh: Leonardo e Tuchel të akuzuar

-Instant, Sport



Të gjithë nën proces: tekniku Tuchel, drejtori sportiv Leonardo e, në një gjyq të vërtetë, edhe presidenti Al Khelaifi. Nuk ka paqe tek Psg, kurrë kaq poshtë në klasifikim prej 42 vjetësh, me zero pikë e zero gola: në stuhinë e derbit të Francës të humbur në mënyrë të shëmtuar me Marseille, mes grushtave, pështyrjeve e fyerjeve raciste; me një skuadër pa identitet loje e të dobësuar nga largimet e fundit të ciklit. Për l’Equipe, klubi i emirit të Qatar, është në “hyper-tensione” e e përditshmja sportive shkun teknikun e drejtuesit, para ndeshjes së nesërme me Metz.

Në Parc des Princes rikuperohet java e parë e kampionatit, shtyrë sepse Psg luajti finalen e Champions League, por ndërkohë e përditshmja franceze i drejton një seri akuzash. Mes tyre dallohet ajo për faktin që nuk insistoi për rinovimin e Thiago Silvas, mungesa e të cilit në fushë duket se peshon shumë në ekuilibrin e skuadrës. Për l’Equipe edhe blerja e Florenzit, në huazim nga Roma, nuk është koherent në mungesë të një sulmuesi të aftë në lojën në ajër për të shfrytëzuar krosimet. Lamtumira e Cavani e të riut Kouassi, e ka bërë organikën parisiene të cekuilibruar. E sikur të mos mjaftojë, nuk ka një alternativë për Icardin: “Ndjesia – shkruan l’Equipe – është se Leo nuk i ka paraprirë problemeve e nuk ka një plan B”.

E njëjta gjë vlen për Tuchel që nuk ka zhvilluar asnjë alternativë loje
“ndaj varësisë pothuajse karikaturë ndaj Neymar”. Siç u pa për herë të panumërtën herë të dielën në ndeshjen e humbur kundër Marseille (0-1). Një “ndeshje e shkëlqyeshme” për Tuchel, edhe nëse në të vërtetë gjermani “mbi të gjitha ka dhënë përshtypjen e pasivitetit ekstrem, sikur të ndihej i pafuqishëm për të ndikuar mbi skenarin e mbrëmjes”. Një ndeshje që përfundoi me 14 kartona të verdhë dhe pesë të kuq, përfshirë një për Neymar i cili akuzon Gonzalez për racizëm. Çështja do të sqarohet nesër në procesin disiplinor në Ligë, pa imazhe që mund të provojnë versionin e Neymar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *