• |
ide | kryesore

Rritet niveli i deteve, dy akullnaja po shkrijnë në Antartikë

Lajme, Planet



Dy akullnaja të mëdha, që prej vitesh kanë shqetësuar shkenëtarët,  po shkrijnë, duke rritur rrezikun e ngritjes të nivelit të detit. Të vendosura përgjatë detit Amundsen në Antartikën Perëndimore, akullnajat “Pisha Island” dhe “Thwaites” kontribuojnë tashmë në rreth 5% të rritjes globale të nivelit të detit. Gjetjet e reja janë botuar të hënën, në faqen zyrtare të Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA dhe vijnë si rezultat i një analize të vazhdueshme të imazheve satelitore.

Shpëtimi i dy akullnajave konsiderohet i një rëndësie të madhe, ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë nisur një mision multimilionësh për të ngadalësuar procesin  e shkrirjes. Humbja e tyre mund të shkaktojë shembjen më të gjerë të Antartikës Perëndimore, e cila përmban akull të mjaftueshëm për të ngritur nivelin e deteve me rreth 10 metra. Ky fenomen i atribuohet rritjes së temperaturave dhe ndryshimeve të tjera klimatike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *