• |
ide | kryesore

Shëtiste me 20 mijë paund të padeklaruara, emigranti ndalohet në Rinas

Lajme, Të fundit



20 mijë paund të padeklaruara janë sekuestruar në Doganën e Rinasit. Autoritetet Doganore, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎për pasagjerët në hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve u ‎ndalua shtetasi me iniciale B.M. i cili po transportonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej GBP 20.000.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve, të cilët kalojnë në PKK të RSH detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlerë, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, të cilat janë me vlerë më të madhe se 10.000 EURO.

 



2 Comments

    1. Ja,,, doli dhe nje kluff per te bere propagande, se e di shume mire se behet fjale vetem per parate qe hyjne ne shqiperi , qo qe jane tashme ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *