• |
ide | kryesore

“Shk***at, mjaft”: Messi proteston ndaj mbrojtësit që e lë pa fjalë: “Mund të të ndaloj vetëm me shkelma”

-Instant, Sport



Ishte një ndeshje test, për të provuar gjendjen, por markimi për Lionel Messi ka qenë si në një finale Championsi. Javier Ribelles i ka mbajtur mend fare mirë direktivat e trajnerit të tij, ndoshta edhe duke e ekzagjeruar. “Kur përballesh me Messi është vendimtare ti paraprish. Nuk mund ta lija të kthehej përndryshe, nëse do më vinte përballë në një kundër një, bëhet gati e pamundur ta ndalosh”. E për të evituar figurën e keqe, qendrori iu qep pas gjithë ndeshjen me të mira e të këqija

Mbrojtësi ka përdorur të gjitha mënyrat. Deri tek ta bënte nervoz Pleshtin. “Kur merrte topin me shpinë, e markova në të gjithë mënyrat. Duke e goditur në këmbë, duke përdorur duart e edhe gjoksin”. Arriti ta nxjerrë nga vetja argjentinasin që e ofendoi. “Messi humbi durimin, la topin, u kthye e më pyeti cfarë dreqin po bëja. E pastaj më tha që isha shk….at”.

Përgjigja e Ribelles e la pa fjalë argjentinasin. I shpjegoi se përse ishte më i miri nga të gjithë duhej ti jepja ndonjë goditje. Ia thashë qartë. Je Messi, nëse kthehesh më ike. Më fal, po duhet të të pengoj, por mbetesh gjithnjë më i miri”. Ribelles pranon se në fund donte ti kërkontë fanellën, por kur e pa të inatosur ndryshoi ide.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *