• |
ide | kryesore

Shkon në 2 numri i të plagosurve nga shpërthimi me tritol në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër kalimtar është plagosur nga shpërthimi tek zona e ish- NSHRAK. BalkanWeb raporton se një i mitur 14-vjeçar ka mbërritur në spitalin e Traumës, kurse më parë ishte një italian që pësoi dëme nga shpërthimi. Shënjestra e atentatit, Prend Gjini është i plagosur rëndë dhe po operohet.

Bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i Benzit A Class me targa AA 903 YG të Prend Gjinit ka shkuar në 3. Ndryshe nga Prend Gjini, dy të plagosurit e tjerë, italiani dhe i mituri kanë vetëm dëme të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ka dyshime të forta për një atentat të mundshëm madje me eksploziv të telekomanduar, pasi familja Gjini ndodhet në një hasmëri që deri tani ka shkaktuar 5 viktima. Një vit më parë Prend Gjinit i ekzekutuan vëllain Tonin Gjini në mes të Rrëshenit. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kristaqi I par ishte me I mir na kristaqi I dyt kristaqi I dyt ishte me mut na kristaqi I dyte mut na I kristaqeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *