• |
ide | kryesore

Bojkoti i kampionatit/ Pse po përplasen klubet e futbollit me qeverinë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Sport



Ekipet e futbollit të kategorisë superiore kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin e futbollit deri sa qeveria Rama të plotësojë paketën e kushteve që ata kanë artikualuar që pas fillimit të situatës së Covid 19. Ky vendim që u formalizua ne mbledhjen e përfaqësuesve të ligës profesioniste që u mbajt gjatë udhëtimit të kombëtares në Minsk, mund të përfundojë të dielën e ardhshme me një pamje qesharake. Futbollistët e Vllaznisë të udhëtojnë deri në Shkodër, të dalin një minutë në fushë në formë protested he pastaj të kthehen në dhomat e zhveshjes pa e zhvilluar lojën.
Në të gjithë këtë përplasje që zgjat prej muajsh ka shumë kakofoni dhe dizinformim propagandistik. Mbrojtësit e qeverisë pretendojnë se Liga është një organizëm fallco pa buxhet dhe pa kompetenca pas të cilës fshihet Armando Duka. Disa fajësojnë presidentin e Apollonisë së Fierit, Koço Kokëdhima se po tenton të lajë përmes futbollit hesapet e tij personale me Ramën. Kundër bojkotit për të cilin kanë rënë dakord të gjitha klubet ka dalë hapur vetëm kryebashkiaku socialist që është edhe pronari real i Kukësit, Safet Gjici. Të gjithë të tjerët, me ndonjë mëdyshje nga Partizani, janë për këtë mjet proteste deri në arritjen e qëllimeve të tyre.
Por përtej zhurmës dhe manisë për të politizuar gjithçka, çfarë kërkojë klubet e futbollit që kanë caktuar një përfaësi për bisedime me qeverinë të përbërë nga Koço Kokëdhima, Gaz Demi dhe Refik Halili?

Kërkesat e tyre janë ekonomike pas dëmit që i ka bërë futbollit pandemia dhe ndërprerja e aktivitetit. Ato përmblidhen në 4 pika kryesore (shiko faksimilen këtu poshtë).

Por duket se këto pika janë quajtur si tejet të ekzagjeruara nga qeveria. Përfaqësuesi saj, deputeti Fidel Ylli nuk është shprehur për to por më shumë është marë me kunja për falcitetin e ligës, për FSHF-në etj. Një përgjigje pak më konkrete ka dhënë ministrja e Financave Anila Denaj. Pasi ka bërë detyrën duke thënë se futbolli “nuk duhet të përdoret si shantazh ndaj qeverisë” ajo ka parashtruar se deri ku mund të arrihet: “Kuptojmë nevojën për kohë dhe kemi miratuar që për dy vite të mos njihet tatimi mbi pagën. Kërkesa që kjo të zgjasë 10 vjet, por është një kohë shumë e gjatë. Kërkesa e tjetër është ajo e faljes së kamatave. Ndihemi krenarë që për energjinë, që u formalizua dhe e justifikoi faljen e kamatëvonesave. Jemi të hapur për të diskutuar. Kërkesa tjetër lidhet me TVSH-në, që të bëhet nga 20 për qind në 6 për qind. E kemi miratuar këtë vit për të gjitha ndërtimet në ambiente sportive. Të kërkosh për çdo lloj shërbimi, bëhet fjalë për një kërkesë shumë të zgjeruar” ka thënë denaj e cila ka premtuar edhe më shumë fleksibilitet në ligjin për sponsorizimet.

Por takimi mes të deleguarve të futbollit dhe përfaqësuesve të qeverisë Denaj dhe Fidel Ylli ka dështuar të realizohet sepse bojkotuesit kërkojnë një takim të drejtëpërdrejtë me kryeministrin. Kështu me shumë gjasë fundjavën tjetër, futbollistët do të dalin në stadium, vetëm nga një minutë, sa për të protestuar dhe nuk do të zhvillojnë ndeshje (lexo deklaraten ketu).

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Shpjegimi i bojkotit te kampionatit , sepse Armando Dyka osht bo Don Duka , dhe se “Allendeja albanese” Ilir M… akoma nuk po vret veten , o LAPSI , o palaço analist , o odiot analist , o bythlepires i Ilir M….

  2. Te numerosh se sa grupe shoqerore perplasen sot me kete qeveri jane aq sa nuk i numeron dot. Te vetmit qe nuk perplasen me kete Ramqeveri jane ato qe marrin tendera e koncesione.

  3. Sot futbollistet deklarojne pagat minimale 26.000 leke kur ne fakt marrin ne te zeze 2000 deri 5000 euro. Pra presidentet e klubeve paguajne me pune te zeze qe bejne. Shume e thjeshte te kontrollohen fiskalisht Gaz Demi e Safet Gjici me shoke tenderat qe u jep kjo qeverie por nuk ka vullnet

  4. A është DEMOKRATIK sistemi ynë??LEXOJENI sy dhe veshë hapur ju Rollinghillsat dhe Gjirëlalistat tanë, ju autorët Pusht-Shtetarë të DEMON-KRACISË “Made in Albania”.

    JENI JU dhe sëra juaj që i rikthyet ditët Migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”, sepse për fatin tonë të zi “KOHA ËSHTË E MASKARENJVE”

  5. Thuhet edhe për sondazhe që po tregojnë një vullnet politik për përmbysje politike; pse si botojnë?

    Realisht ka një perceptim normal dyshues për këtë mazhorancë; por në fushatë do të ketë zgjidhje reale; Rama përballë Bashës, Berishës dhe Metës.

    Kaq, kjo është fabula dhe nuk është se ka ndonjë logjikë për ndryshim gjenerate politike.

    Ja të marrim Malin e Zi; opozita që mori vetëm 1 deputet më shumë se Milo Gjukanoviçi, para 6 muajsh ndryshoi të gjithë liderët e saj, duke mos zgjedhur asnjë ish-qeveritar.

    E bëjmë dot dhe ne…

  6. Armand Duka i shtyre nga Ilir Meta dhe me legeni Koço Kokeqimi kujtojne se do perfitojne kosto politike, jo me kote Ilir Meta po vete neper sdadiume, jane te gatuara ne presidence por nuk ndikojne se njerezit e dine kush eshte FSHF Duka K Kokedhima, dhe presidentet trafikante, do i varin veshet e do kthehen si qeni rahur me bishtin ne shale te shesin ndonje ndeshje, lojtaret me makina 20-30 mij euro paguhen 250 mij leke si ha kush keto, paguani taxat beni futboll te ndershem, i ktheni futbollin sportdashesve e i lini pordhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *