• |
ide | kryesore

Skandal në Libertadores: Boca autorizohet të luajë me lojtarë pozitivë me Covid

-Instant, Sport



Kupa Libertadores rinis mes polemikash. I gjithë faji i një vendimi pak të thuash i pabesueshëm, që shfuqizon papritur protokollin sanitar të stabilizuar nga federata amerikano-jugore për të përmbajtur pandeminë. Pavarësisht vatrës së infeksionit që shpërtheu 10 ditë më parë në grumbullimin e Boca Juniors, argjentinasit kanë marrë autorizimin për të udhëtuar për në Paraguay për sfidën kundër Libertad në program në mbrëmjen mes të enjtes e të premtes. Jo vetëm, sipas një komunikate të nxjerrë në akord mes Conmebol e ministrisë së Shëndetit të Asuncion, Boca mund të rreshtojë në fushë lojtarë që rezultojnë pozitivë pas tamponeve të fundit të kryera në fundjavë.

Drejtuesit e Libertad kanë reaguar ashpër me një komunikatë zyrtare në të cilën shprehin “indinjatën e cudinë”, duke lajmëruar “ankimim të menjëhershëm kundër një vendimi që vendos në rrezik shëndetin jo vetëm të lojtarëve, por edhe të gjithë popullsisë paraguajane”.

Pas një pezullimi të aktivitetit për 5 muaj, gjatë lockdoën të vendosur nga Qeveria, klubet argjentinase kanë rifilluar stërvitjet prej një muaji, por kampionati rinis në fillim të tetorit. Ndërkohë, turneu më i rëndësishëm kontinental nis në mbrëmje e Boca Juniors duhet të zbresë në fushë. Vetëm se rreth 10 ditë më parë, pavarësisht folesë së ndërtuar në hyrje të Buenos Aires për të evituar infektimet mes lojtarëve, në grumbullimin e xeneize ka shpërthyer një vatër e frikshme ku 22 lojtarë rezultuan pozitiv me Covid, me pasojë izolimin për 14 ditë. Tamponet e fundit të dielën treguan pozitivitetin e më shumë se 50% të lojtarëve që ishin infektuar që në fillim, e megjithatë Conmebol e autoritetet shëndetësore të Asuncion kanë aprovuar udhëtimin për në Paraguay.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *