• |
ide | kryesore

“Sot është maksimumi i maksimumit”: Pjanic prezantohet tek Barcelona

-Instant, Sport



“Të largohesha nga Juventus ishte e komplikuar. Kam lënë një klub të jashtëzakonshëm, por një futbollist ka nevojë për stimuj të rinj për të përballuar sfida të reja. Pas 9 vjetësh në Itali kisha nevojë për objektivë të rinj e Barcelona ishte ëndërra ime”. Është prezantuar kështu Miralem Pjanic, gati për aventurën e re në blaugrana. “Nuk kam menduar kurrë se Messi mund të vishte një fanellë tjetër – vazhdoi boshnjaku – E dija se në fund gjithcka do të zgjidhej. Dëshira ime ishte të luaja me të. E takova Messin dy apo tre ditë më parë e nuk kam mundur të stërvitem akoma me të”.

Pjanic ka treguar më pas se ndihet i përkëdhelur nga fati: “Ka qenë një fat për mua të luaja me lojtarë si Cristiano Ronaldo apo Totti. Dua të zbavitem me gjithë skuadrën, besoj në shpirtin e grupit. Që fëmijë ëndërroja të luaja për Barcelonën – ka shtuar boshnjaku – të jem pjesë e kësaj skuadre, e këtij klubi, është e jashtëzakonshme. Sot jam në klubin më të madh të botës e është një etapë shumë e rëndësishme në karrierën time. Aspirojmë të fitojmë të gjithë trofetë, sepse është një mundësi e madhe për mua. Kam luajtur në skuadra të madhe e kam gjithnjë respekt për klubet ku kam luajtur. Karriera ime ka qenë e rëndësishme e sot është maksimumi i maksimumit”.

Nuk mund të mos komentohej 2-8 i pësuar kundër Bayern: “E pashë ndeshjen. Janë mbrëmje kur gjithcka shkon kundër e pata impresionin që ishte një prej tyre. Situata e Covid nuk është justifikim. Ishte një goditje e rëndë, e vështirë për ta pranuar, por i gjithë grupi kërkon të ndryshojë faqe. Duhet të mendojmë për vete e të jemi të bashkuar, të formojmë një grup të fortë e të shëndetshëm. Vetëm kështu mund të përsërisim sukseset e të kaluarës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *