• |
ide | kryesore

Tritoli në Tiranë/ Drejtori i spitalit tregon për gjendjen e Prend Gjinit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj thotë se gjendja shëndetësore e Prend Gjinit është e rëndë pas atentatit me tritol. Ai konfirmoi se po i nënshtrohet një operacioni, teksa shton se po lufton për jetën.

“Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi. Dëmtimet janë të rënda. Mjekët janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim”– tha Zenelaj për News 24.

Gjini mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati që u organizua pasditen e sotme në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë u dëgjua në një lagjesh të kryeqytetit, ndërsa automjeti thuajse është i shkatërruar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *