• |
ide | kryesore

Tritoli në Tiranë/ Saga e hakmarrjeve mes “ushtarëve” të baronit të drogës Met Kanani

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthim i fuqishëm tritoli tronditi Tiranën pasditen e kësaj të marte. Shënjestra ishte Prend Gjini që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet. Lënda plasëse ishte vënë në pjesën e parme të automjetit dhe shpërthimi i saj plagosi edhe një shtetas italian që ishte kalimtar në rrugë.

Kreu i policisë së Tiranës Rebani Jaupaj tha menjëherë pas ngjarjes se behet fjalë për hakmarrje pasi i plagosuri është vëllai i Armando apo Tonin Gjinit që u ekzekutua në sy të fëmijëve të tij në makinë në 12 gusht të 2019-ës në mes të Rrëshenit.

“Është ngritur një grup hetimor. Po mblidhen të dhënat në vendin e ngjarjes. Janë ngritur edhe pistat e hetimit, por nuk mund të jap detaje. Mund të them që bëhet fjalë për hakmarrje me disa persona të tjerë në Tiranë” – tha Jaupaj.

Prend Gjini ka qenë edhe efektiv pranë Gardës së Republikës. Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe Gjini, në automjetin e llojit “Golf”, ngjyrë gri.

Vëllai i tij Armando (Tonin) Gjini njihej si ish-ushtari i Met Kananit i konsideruar si “baron droge” dhe i arrestuar në Turqi i akuzuar për trafik heroine dhe kokaine. 48-vjeçari Armando Gjini u arrestua në 2018-ën si pjesë e bandës së Met Kanani, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’. 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu. Ndaj tij kishte pasur më parë edhe një atentat me tritol, por ai e pikasi lëndën plasëse pa shpërthyer dhe mundi të shpëtojë.

Lapsi.al mëson se atentatet ndaj familjes Gjini kanë si motivacion hakmarrjen. E lidhur me këto vrasje dyshohet se është edhe ekzekutimi me snajper i biznesmenit Kastriot Reçi, që u ekzekutua në Mirditë në gusht të vitit të kaluar. Snajperisti që ekzekutoi Reçin qëndronte në një apartament në pronësi të Armando Gjinit. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Fisi Reci goditi. Tani rradhen per te lare hesapin e ka fisi Gjini. S’do mend qe nje drejtues policie i zoti ben nje analize te pemes familjare te fisit Reci kush eshte me i rendesishmi prej tyre qe eshte gjalle dhe e merr ne ruajtje sekrete me metoda speciale. Por ne jemi nje vend i dhjere ku Policia perdoret per te mbushur arken e shtetit me gjoba makinash nderkohe qe te dehurit levizin lirisht nga mengjesi deri ne darke vetem idiotet qe pine mesnaten e te premtes dhe te shtunes e hane.

  2. A është DEMOKRATIK sistemi ynë??LEXOJENI sy dhe veshë hapur ju Rollinghillsat dhe Gjirëlalistat tanë, ju autorët Pusht-Shtetarë të DEMON-KRACISË “Made in Albania”.

    JENI JU dhe sëra juaj që i rikthyet ditët Migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”, sepse për fatin tonë të zi “KOHA ËSHTË E MASKARENJVE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *