• |
ide | kryesore

Trump: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë e ka bërë botën një vend më të sigurt

Lajme, Planet



Marrëveshjen për nomalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka vlerësuar. Sipas tij, kjo do t’i bëjë këto dy vende, por edhe vetë Ballkanin e botën më të sigurta.

Trump është shprehur se “guximi i jashtëzakonshëm” i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe për të shkuar në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet.

“Me këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.

Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *