• |
ide | kryesore

U abuzua seksualisht nga 46-vjeçari, mamaja e të miturës: Ai pohonte se do të na ndihmonte, na gënjeu

Lajme, Të fundit



Në një rrëfim për mediat, nëna e 13-vjeçares të abuzuar seksualisht nga një 46-vjeçar ka treguar se familjes së saj i ishte premtuar se do të ndihmohej.

46-vjeçari nga ana tjetër ka mohuar atë që ka ndodhur duke u shprehur se gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 13- vjeçares.

“Vajza qëndronte e mërzitur gjatë gjithë kohës erdhi në shtëpi dhe kërkoi të merrte në telefon policinë. Ai pohonte gjithmonë se do na ndihmonte, do ta ndihmonte pasi edhe vajza e atij është një moshë me vajzën. Ne në atë fshat kemi dy vite që jetojmë, ai na pohoi se do ta ndihmonte për në shkollë. Por ne duke qenë në gjendje të keqe ekonomike pranuam që ai të kujdesej për vajzën dhe të na ndihmonte. Ne nuk e dinim se çfarë mund të na ndodhte më pas. E çoi bashkëshortin në një punë dhe ai nuk qëndroi atje. Kishte dy vite që kujdesej për vajzën, e çonte në shkollë e shoqëronte dhe e sillte. Vajza jetonte me ne, por ai kishte edhe dy goca të tjera dhe bashkëshorten. Ai abuzonte me vajzën te shtëpia dy katëshe. Vajza është abuzuar muajt e fundit. Që nga momenti që u zbulua ky skandali nuk i kemi parë më aty, janë larguar nga fshati. Çupa ime ka të drejtë, ai është mashtrues gënjen, të dënohet me burg të përjetshëm. Ata na kishin pasur interes, ata na mashtruan. Unë dua të largohet nga shtëpia. Të zhduket vetëm ai, në burg të përjetshëm që na mashtroi, na gënjeu”, tha e ëma e vajzës së mitur.

E ëma e 13-vjeçares ka treguar se pas daljes nga komisariati vajza ka shkuar në shtëpinë e dajës për t’u qetësuar. Një e afërme e vajzës ka treguar se adoleshentja ka marrë edhe trajtim nga një psikologe.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *