• |
ide | kryesore

Vidal, tek Inter mungon vetëm firma: kileni nuk stërvitet me Barcelonën

-Instant, Sport



Arturo Vidal është gjithnjë e më afër të veshë fanellën e Interit. Në ditët e fundit detajet për lamtumirën e tij nga Barcelona po ndërtojnë krejtësisht situatën dhe e fundit e më e rëndësishme mbërrin nga Ciutat Esportiva, qendra e stërvitjes blaugrana, ku kileni është prezantuar sërisht por pa marrë pjesë në stërvitje me skuadrën. Nga Spanja thonë se është e kryer për firmën me Inter, në pritje të daljes së mirë nga Barcellona.

Vidal – sipas asaj që bën të ditur Sport – është në pritje të niset për Milano për të arritur shokët e rinj, por më parë mbeten për tu sistemuar detajet e fundit burokratike, në mënyrë që hidhet firma mbi kontratën e re me zikaltrit. Kileni e menaxheri i tij Felicevich po presin daljen e mirë të premtuar nga Barcelona (rreth 3 milionë euro) e edhe sot lojtari, që mbërriti i përpiktë në qendrën stërvitore katalanase, nuk u stërvit. Antonio Conte ndërkohë e prêt me një fanellë zikaltër në duar.

Për sa i përket anës ekonomike, Inter duhet të derdhë rreth 500 mijë euro plùs bonus tek Barcelona si pagesë simbolike për të liruar Vidal.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *