• |
ide | kryesore

(VIDEO) Vritet me 14 plumba i riu në Rrogozhinë, trupi i gjendet në makinë pas 7 orësh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Klevis Kapllani, të riut që u vra mbrëmë rreth orës 23:00, trupi i pajetë iu gjet në makinë sot rreth orës 6 të mëngjesit nga një banor i fshatit Sinaballaj, i cili po ikte të shiste qumështin.

Mësohet se viktima kishte dalë mbrëmë për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më në banesën e tij. Po ashtu, nga të dhënat e grupit hetimor, dyshohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku pasi është kapur në befasi në një pritë, pasi në trupin e tij janë gjetur rreth 14 plumba, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Thuhet se autorët e krimit kanë zënë rrugën me degë peme, ndaj dhe i riu është detyruar që të ndal mjetin dhe të dalë prej tij, dhe më pas thuhet se është qëlluar me breshëri armësh, ku është bërë shoshë nga plumbat.

Kapllani rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer dhe s’kishte pasur probleme në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *