• |
ide | kryesore

Vrau qenin duke e tërhequr zvarrë me makinë, procedohet penalisht 50-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e shëmtuar ka tronditur Sukthin.  Një burrë 50-vjeçar ka vrarë një qen duke e tërhequr zvarrë me makinë. Fotoja është publikuar fillimisht në rrjetet sociale nga organizata të ndryshme që merren me përkujdesjen e kafshëve, e më pas ka reaguar dhe policia e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, personi është shoqëruar në komisariat dhe është proceduar penalisht për veprën penale “keqtrajtim i kafshëve”.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vrasja e kafshës së shoqërimit dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Ndërsa keqtrajtimi i tyre duke i shkaktuar dëmtime të përhershme dënohet me gjobë deri në burg për 3 muaj.



14 Comments

  1. kellira ka kudo po shqipot jane unik ne shemtirllek ja q… rracen. ptu sa turp te vjen ndonjehere qe je bashkekombas me muter

  2. Me te vertete kjo eshte nje ngjarje e shemtuar dhe me vend e kane proceduar drejtuesin e automjetit.

    Po ata qe kane futur ne burg babain e dy femijeve se po nderronte tjegullat e demtuara pa leje dhe

    e shoqja shkon per ta pare me dy femijet e vegjel dhe ben aksident duke u marre jeten dy vogelushve

    a do ta procedojne se u bene rreth 4-5 vjet nga ndodhia. Pra per nje nderrim tjegullash e denuan me

    vdekjen e dy femijeve. Cili legjislacion ne bote e permban kete. Po per ate kryefamiljarin qe per 38 mije

    lekete vjetra te fatures se energjise e cuan ne burg dhe ne vetvrasje, Po per ata vogekushe qe per ti

    nxjerre nga shtepia ne rruge te madhe e per ta prishur per te ndertuar aty oligarket u hodhen gaz

    lotsjelles dhe me pas u futen baballaret ne burg, kush do mbaje pergjegjesi. Po per qindra milion euro

    nga taksat e taksapaguesve me te varfer te europes qe humbin pa nam e pa nishan neper zgavrat e

    rilindjes, a mban kush pergjegjesi. Po per programin politik te kanabizimit te vendit e perfshirjen e

    policise ne kete proces a mban kush pergjegjesi . Po per perfshirjen e krejt kupoles se Rilindjes ne

    bashkepunim edhe me strukturat e shtetit dhe te krimit te organizuar ne vjedhjen e manipulimin e

    zgjedhjeve si u faktua nga pergjimet e autorizuara nga prokuroria e te botuara ne ” Bild” ?

    Cili eshte ky drejtues automjeti qe i ben te gjitha keto e shume here sa keto duke terhequr zvarre nje

    popull te tere e nuk mban pergjegjesi?

  3. Qeni duket Labrador nje nga qent me te paqte dhe te dashur per te gjithe.

    Ai qen kurre nuk sulmon njeri, pra nuk e di c’fare i ka hipur ne koke atije te cmenduri. Kjo tregon pasqyren psikologjike cmendurore te disa apo shume njerzve Shqiptar.

    Zoti ta shperblefte aty ku te djegi me shume i degjeneruar, Dhe mos harro se ai qen perpara se te jepte shpirt te ka mallkuar, ishalla te ze e ta kujtosh o Djall me dy kembe.

    Pergezoj Sajmen (Sajmir Tahirin) qe e permendi kete rast pamvarsisht se politikisht nuk e kam patur interes per te, por kur vjen puna te kafshet apo shpendet dhe te drejtat e tyre jam 200% me nismat qe mori. Faleminderit qe shkrujte dy fjale per kete rast.

  4. Nuk mund te gjesh fjale per keta moterqirat……. ska dikush ta nxjerri para lagjes ta peshtyjne me rradhe kete moterqirin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *