• |
ide | kryesore

Werner snobon Bundesligën: “Në Gjermani nuk luan kundër mbrojtësve kaq të gjatë e të fortë”

-Instant, Sport



Hera e parë e Timo Werner në Premier League ka qenë gjithësesi një sukses. Chelsea i tij fitoi në javën e parë kundër Brighton me rezultatin 3-1, por impakti i tij me kampionatin anglez ka qenë më i komplikuar se parashikohej, sidomos për sa i përket dueleve me mbrojtësit rivalë.

Duke folur për MOTD, Werner ka komentuar ndeshjen e tij të parë zyrtare në Premier League me shumë surpriza në raport me diferencat me Gjermaninë e Bundesligën: “Besoj se ishte një ndeshje e vështirë, sidomos pas 1-1, por për fat Reece bëri një super gol. Jemi të lumtur për fitoren”.

Sulmuesi ka bërë bilancin krahasimor mes dy kampionateve: “Mënyra e të luajturit është krejtësisht ndryshe në krahasim me atë që isha mësuar në Gjermani. E gjete veten kundër tre mbrojtësve shumë të gjatë e të fortë fizikisht. Në Bundesliga nuk ka të tillë. Jam i lumtur për këtë ndeshje të parë e për fitoren e skuadrës”.



1 Comment

  1. Shkurt dhe prere spordhjak si nuk paha ne gjermani te tille mbrojtes harrove boateng ……………..te pahan trembur ne anli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *