• |
ide | kryesore

Zjarrvënie e qëllimshme, shihni si janë shkrumbuar plantacionet me ullinj në Vilë Bashtovë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr i madh raportohet të ketë rënë sot në zonën e Vilë Bashtovës në Kavajë. Nga të dhënat e para që mëson Lapsi.al bëhet fjalë për djegien e një sipërfaqe të konsiderueshme me rrënjë ulliri.

Diku tek rreth 250 mijë rrënjë tregoi një burim për Lapsi.al

Dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.  Mes atyre që kanë plantacione me ullinj në këtë zonë është edhe një shtetas izraelit. Nuk dihet edhe nëse ka qenë ai apo jo shënjeshtra e këtij sulmi.

Pavarësisht thirrjeve për ndihmë, në mënyrë të habitshme deri më tani shërbimi zjarrfikës nuk ka shkuar për të shuar flakët.

©LAPSI.al



1 Comment

  1. ”” rreth 250 mijë rrënjë tregoi një burim për Lapsi.al””

    O lapsaxhinj , thirrini llogjikes se 250 000 rrenje jane shume … o lapsaxhinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *