• |
ide | kryesore

Berisha: Çfarë di për vrasjet e Ali Ukës, Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit dhe Remzi Hoxhës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në emisionin “Rubikon” të Adriatik Kelmendit disa vrasje dhe zhdukje të bujshme, duke nisur nga Ali Uka, Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevci dhe Remzi Hoxha.

“Vrasja e Ali Ukës ka ndodhur në fillim të shtatorit. Ai punonte në Gazetën Shqiptare. Unë u përpoqa të mblidhja informacion. Më thanë që ka pasur shok dhome Hashim Thaçin. Kaq di për historinë e tij.

Ahmet Krasniqi është eliminuar me ndërhyrjen e Fatos Klosit. Ai shoqërohej me dy oficerë të SHIK. Ata kanë qenë aty. Me 90 përqind, vrasësit i ka zgjedhur SHIK. Ai ishte në mbrojtje dhe mbikëqyrje të plotë të SHIK.

Për Ilir Konushevcin, di që ka qenë një histori parash. Nuk e di a ka pasur apo nuk ka pasur. Kanë ndodhur vrasje pas vrasje. Që të kem siguri në dorasin, nuk kam. Nuk kam dijeni nëse është i implikuar shërbimi shqiptar. Mundet grupe rivale, ose mundet për grabitje parash,” – tha Berisha.

“Për herë të parë çështjen e Remzi Hoxhës ma ka ngritur Adem Demaçi. Më ka thënë se filani është zhdukur. Unë kam thirrur të gjithë: policinë, shërbimin, prokurorin dhe u kam dhënë porosi të bëjnë gjithçka për gjetjen e tij. Më vonë mediat shkruajtën që është i implikuar në atentatin ndaj Gligorovit.

Nuk kemi pasur informacione. Më pas kanë shkruar se ka qenë i përfshirë në atentat ndaj meje. Në asnjë mënyrë,” tha Berisha. Sipas tij, lajmet se ai është zhdukur pasi kishte dijeni për një takim të tij me Arkanin janë fabrikime.

“Kur doli problemi mbrapa, Fatos Klosi, kundërshtar për vdekje, dy vite rresht nuk ndërmori asnjë hap për të zbardhur të vërtetën. Zero. Ai kishte njerëzit, mund t’i arrestonte dhe të sqaronte.

Pasi ikën njerëzit, filloi procesi. Nuk besoj që ai të jetë gjallë, por më bënte përshtypje që familjarët e tij e ngrinin çështjen gjithmonë në prag të zgjedhjeve,” – tha Berisha.



9 Comments

  1. Ky fukarai nuk di asgje. Mos i bini ne qaf.
    Ufffffffff… Jan ato momentet kur njeriu shfryn, ngre koken larte ne qiell. Dhe ben ate pyetjen…. A KA ZOT…….

  2. Pse i bini ne qafe Saliut te urte!?
    Per Ali Uken ai di vetem qe ka qene shok dhome me Thacin, Ahmet Krasniqi 90% eshte eleminuar nga ShIK-u, per Ilir Konushevicin di qe ka qene nje histori parash, ndersa Remzi Hoxha ka dash me vra Saliun dhe Gligorovin……
    E shihni qe Saliu pershesh me kos ha dhe nuk di asgje te sakte per krimet e tija……….picke te mizes!!!!!!!

  3. Shiku dhe Fatos Klosi janë strumbullarë të gjithë vrasjeve.Sali Berisha ka qënë opozitë pra jashtë strukturave.Përse duhet të ketë dijeni?Në Shikun pas 97 u rikthun ish sigurimsat famëkeq dhe u hoqën gjithë patriotët.Dhe ska nevojë për shumë intelekt për të kuptuar ça është bërë.Dhe sa para janë dhënë.

  4. Ik o serb. Njeriu me antishqiptar. Fajin e ka Ramizi qe ju coi tek studentet prandaj kemi kete palo demokraci ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *