• |
ide | kryesore

Berlusconi për COVID-19: Ishte rraskapitëse, pata ankth për fëmijët e mi

Lajme, Planet



Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka treguar për vështirësitë që ka ndjerë gjatë luftës me COVID-19.

Ai edhe iu ka drejtuar një mesazh të gjithë të infektuarve, duke iu kërkuar që të mos dorëzohen.

President Silvio Berlusconi, së pari si jeni, si ndiheni?

Ndihem shumë i lodhur, i rraskapitur. Kjo është karakteristikë e Covid. Por edhe unë e kalova këtë provë të vështirë dhe kjo më qetëson.

Si janë pjesëtarët e familjes suaj?

Ata po shërohen, shyqyr që askush prej tyre nuk ka pasur simptoma shumë të rënda. Por më besoni, ankthi kur mora vesh që fëmijët e mi ishin sëmurë dhe nipërit dhe mbesat po ashtu, të cilët janë ende fëmijë, ma rëndoi më shumë gjendjen. Kjo është arsyeja pse unë ndihem afër dhimbjes së shumë familjeve që, si imja, janë sprovuar nga kjo sëmundje e tmerrshme. Ndihem edhe më afër me ata që kanë humbur të dashurit.

Ju vetë thatë se keni marrë shumë dashuri dhe shumë mesazhe, politike dhe të tjera. Cili ishte më i bukuri?

Do t’i mërzisja të gjithë të tjerët nëse përmendja vetëm një. Secili ishte një gjest dashurie, respekti, solidariteti njerëzor, për të cilin jam thellësisht mirënjohës. Mund të them se telefonata nga Presidenti i Republikës, i cili përfaqëson kombin, i përmbledh të gjitha.

President cilat ishin çastet më të vështira të shtrimit në spital, çfarë kaluat, çfarë menduat për jetën tuaj?

Momentet më të vështira ishin tre ditët e para në spital. Kisha dhimbje në të gjithë trupin, nuk mund të qëndroja në të njëjtin pozicion për më shumë se një minutë. Kisha frikë se nuk do t’ia dilja. Në ato momente në sytë e mi u qartësuan imazhet e tmerrshme të spitaleve që kemi parë muajt e fundit, kujdesin intensiv, pacientët e intubuar. Më vonë më thanë se ngarkesa virale e gjetur në tamponin tim ishte më e larta e gjetur në San Raffaele nga mijëra tamponë. Kështu që rreziku ishte konkret dhe real. Por duhet të them se kurrë nuk kam ndaluar së besuari në ndihmën e Zotit dhe në kompetencën e madhe të mjekëve dhe personelit shëndetësor. Kjo është këshilla ime për të gjithë të sëmurët: Mos u dorëzoni! Mos e humbni kurrë shpresën për shërim. Covid mund të mundet!

Ju e morët Covid-in gjatë fushatës elektorale, kishit frikë se nuk mund ta drejtonit më Forza Italia?

Në ditët e para të shtrimit në spital kisha frikë për jetën time. Por më pas unë vazhdova të punoja në intervista për gazetat, pavarësisht se u përpoq të më ndalonte me çdo mënyrë profesor Zangrillo, i cili përveç se është mjek i mirë, është miku im.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *