Kjo është padyshim ndarja më e papritur e vitit. Pas 3 vitesh së bashku, reperja Cardi B ka firmosur dokumentat e divorcit nga partneri i saj Offset. Mediat e huaja bëjnë të ditur se kjo procedurë është kryer sot dhe Cardi ka kërkuar të marrë kujdestarinë e vajzës së tyre Kulture, 2 vjeçe. Thuhet se dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për ndarjen e pasurisë dhe ky vendim i takon gjykatës. Megjithëse dukeshin një çift perfekt, hera e fundit që Cardi bëri një postim për Offset në rrjete sociale ishte më 20 gusht, kur ajo ndau një pjesë nga klipi i tij i ri. Cardi dhe Offset u martuan në fshehtësi të plotë në vitin 2017 dhe sekret ka mbetur edhe arsyeja e ndarjes së tyre. Ndërkohë, asnjëri prej të dyva s’ka reaguar pas lajmeve të divorcit.
obobo si do na zere gjumi tani qe kjo mulatja la kete zezakun