• |
ide | kryesore

Covid-19 prek shkollat e veriut, 15 mësues nuk kanë nisur punën

Lajme, Të fundit



15 mësues nga veriu i vendit janë prekur nga koronavirus dhe nuk e kanë nisur punën këtë fillim viti 2020-2021. Konfirmimi ka ardhur nga Drejtori Rajonal i Arsimit i Lezhës, Bardhok Pulaj i cili thotë se janë marrë masa për zëvendësimin e tyre. Pulaj ka shtuar se në të gjitha shkollat ka personel mjekësor dhe se procesi mësimor ka vijuar normalisht.

Në një pjesë të konsiderueshme të shkollave të veriut mësimi po zhvillohet me turne, për të rujtur distancimin fizik mes nxënësve. Ndërkohë edhe në Elbasan janë regjistruar 3 raste të reja në stafet pedagogjike. Nga ana e institucionit përkatës po merren tampone të personave të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *