• |
ide | kryesore

Covid-19/ Turizmi global shënon një ulje drastike, të ardhurat janë 5-fish më pak se gjatë krizës ekonomike të 2009-ës

Lajme, Planet



Të ardhurat turistike ndërkombëtare kanë shënuar një rënie prej 65% (rreth 449 milionë) në gjysmën e parë të vitit 2020. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së , fitimet u gjunjëzuan nga pandemia e Covid-19 duke konsideruar këtu periudhën janar-qershor. Sipas organizatës këto shifra janë pesëfishi i humbjes krahasuar me faturat ndërkombëtare të turizmit të regjistruara në vitin 2009 gjatë krizës globale ekonomike dhe financiare.

Raporti tregoi se Azia dhe Paqësori, ishin rajonet më të goditura, me një rënie prej 72% të turistëve në periudhën gjashtëmujore. Këto rajone u pasuan nga Europa me një rënie prej 66% të turistëve, Amerika me 55 %, si dhe Afrika dhe Lindja e Mesme, të dyja së bashku me një rënie prej 57%. Duke theksuar se udhëtimet ndërkombëtare të sigurta duhet të bëhen të mundura në shumë pjesë të botës, sekretari i përgiithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Polokashvili, theksoi domosdoshmërinë e koordinimit midis qeverive dhe sektorit privat për të ndihmuar turizmin global.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *