• |
ide | kryesore

Debati në Athinë/ Bakojanis: Marrëveshja e parë u prish nga Erdogan! Rama: Atëherë nuk e njihja!

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ka deklaruar sot gjatë tryezës me kryeministrin Edi Rama se marrëveshja e Detit e firmosur në vitin 2009 u anulua për shkak të interesave dhe ndërhyrjes së palëve të treta.

Gjatë forumit të organizuar nga “The Economist”, Bakojanis ka thënë se anulimi i marrëveshjes së detit të vitit 2009 u bllokua pas ndërhyrjes së Turqisë. Ajo tha se u mërzit shumë kur Gjykata Kushetuese shqiptare vendosi anulimin e marrëveshjes së firmosur mes dy palëve.

“Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e gjykatës kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë, ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë të mëdha.

Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje. Unë njihem në Greqi si një nga mbështetësit e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë.

Shpresoj që Presidenti Erdogan do bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme që të mos përshkallëzojë tensionet dhe të ndryshojë retorikën. Unë e njoh prej vitesh dhe ai duhet të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme për të bërë politike. Duhet ti kthehemi tryezës së dialogut, ka deklaruar Bakojanis.

Por në replikë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zërat për ndërhyrjen e Turqisë në anulimin e marrëveshjes së 2009-tës për çështjen e Detit janë të pavërteta.

Rama deklaroi se në atë kohë ka qenë lideri i opozitës dhe se s’ka patur asnjë kontakt apo diskutim me Taip Rexhep Erdogan, asokohe kryeministër i Turqisë.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për këtë marrëveshje në vitin 2009, në atë kohë unë kurrë se kisha dëgjuar dhe kurrë s’kisha folur me Erdoganin, atëherë ai ishte kryeministër i Turqisë.

Ne ishim partia kryesore e opozitës ne vendosëm ta çonin më Gjykatën Kushtetuese, kishte një debat me shoqërinë civile.

Unë thash e çojmë në Gjykatën Kushtetues pasi ajo ka të gjitha instrumentet për ta kontrolluar atë marrëveshje. E kam dëgjuar në Shqipëri apo në autoritete të larta të së shkuarës që kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është e pavërtetë.

Kjo është fjala ime dhe s’kam gjëra të regjistruara dhe asnjëherë me Presidentin Erdogan s’kam diskutuar dhe s’kam diskutuar që kjo marrëveshje është anuluar prej interesit Turk. Kurrë!

Ti largojmë këto mendime që këto të mos ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

I jam mirënjohës Mitsotakis sepse ka patur një qëndrim mjaft konstruktiv për ta zgjidhur këtë çështje dhe për të mos u kthyer prapa. Askush nuk është i interesuar për ta mbajtur këtë çështje të pazgjidhur”, tha kryeministrit Rama.



2 Comments

  1. Pse nuk e ka sabotuar Rama faljen e detit Gerrqise!?
    O Muti i Kristaqit, Stalin, ari, kari dhe bolet e Saliut ku jeni, na ndriconi udhen me informacionet e Armando Djego Uturako- Shkullaku Karandashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *