• |
ide | kryesore

Dy persona në pranga, sekuestrohen 16 kg kanabis

Lajme, Të fundit



Goditet një tjetër rast i kultivimit dhe prodhimit të shitjes së bimëve narkotike nga Policia e Skraparit. Operacioni antidrogë i koduar “Rehova” u zhvillua në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të një hetimi dy mujor të ndjekur me metoda speciale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit V.H., 35 vjeç dhe S.B., 31 vjeç, të dy banues në Rehovë, Skraprar.

16 kg lëndë narkotike cannabis sativa e përpunuar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V.H, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa e përpunuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *