• |
ide | kryesore

Dybala rinovimi pas porte, por vetëm me një kusht: menaxheri i tij mbërrin në Itali

-Instant, Sport



Paulo Dybala dëshiron Juventus e për të ardhmen sheh vetëm bardhezi. E ka dhënë provën vitin e kaluar duke refuzuar kategorikisht Manchester United e ka rikonfirmuar pozicionin këtë verë duke bllokuar që në fillim cdo diskutim, edhe përballë sondazheve të bëra gjatë korrikut e fillimit të gushtit nga ana e Real Madrid e Barcelonës.

Por nëse pozicioni i lojtarit është i qartë, ai i klubit nuk është edhe aq. Tani Juventus është i impenjuar të zgjidhë cështjen e qendërsulmuesit, por rinovimi i kontratës së Dybala është në tavolinë, e mund të ndryshojë prespektivat.

Dje mbërriti në Itali menaxheri Paulo, Jorge Antun. Një vizitë private, me një qendrim në Torino për të paktën 3 javë. Kohë e nevojshme për të provuar të diskutohet në mënyrë konkrete për zgjatjen e kontratës së argjentinasit: Dybala shpreson të lidhet me Juventus deri në 2025 por kërkon një trajtim si lojtar i madh, si njeriu imazh i klubit, duke kërkuar (ose pretenduar) të jetë i dytë vetëm pas Cristiano Ronaldo. Kështu, rroga e tij prej 7 milionësh duhet dyfishuar. Një kërkesë shumë e lartë (duke patur në konsideratë situatën aktuale ekonomike) që do të jetë objekt i ndezur konfrontimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *