• |
ide | kryesore

Dyfytyrësia e Ramës me Nanon/ Çfarë shkruante dje dhe çfarë thotë sot

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama ëshë shfaqur sot me një shkrim “të ndjerë” për Fatos Nanon, në përvjetorin e datëlindjes së kryetarit historik të PS. Si “shoferi i turnit të dytë” që kujtohet për paraardhësin e vet, kryeministri evokon Nanon me nota pozitive (me bold në tekstin e plotë poshtë), duke kujtuar njeriun që nxori një forcë moderne nga gërmadhat e PPSh, burgosjen që e lartësoi si liderin e pakontestueshëm të socialistëve dhe modernizimin e një partie që u pranua në perëndim.

Por, këto fjalë nuk janë thjeshtë lavde për njeriun që pati fatin të njohë dikur dhe “me të cilin ruan një marrëdhënie miqësore të shëndetshme”, të cilat i ka thurur me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.

Letra e Ramës nuk është një qokë, por një kalkulim politik.

Pikërisht në momentin kur kryeministri shpalli para të tijëve, se i lodhur dhe i zhgënjyer, elektorati i majtë mund t’i bojkotojë në zgjedhjet e ardhshme (poshte), ai është kujtuar për Nanon.

Analiza/ Edi Rama mban fjalimin më pesimist të mandatit shtatë vjeçar

Nëse deri më tani ai ka blerë heshtjen e tij me ndonjë favor të vogël dhe me ndonjë leje ndërtimi pranë TEG, tani i duhet nostalgjia e socialistëve të vjetër për ta përdorur elektoralisht.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet ky hymn për atë që dikur e krahasonte me Robert Çamçakizin e papunë dhe për qeverisjen e të cilit, u kërkoi ndjesë publike shqiptarëve, sapo mori drejtimin e partisë.

Por, se ç’mendonte realisht Rama për Nanon mund të lexohet më mirë se kudo në librin e tij “Kurbani”, atëherë kur përshkrimet ishin të zhveshura nga ndikimi i betejës politike mes tyre, që kishte përfunduar prej 6 vitesh (libri u shkrua ne 2011).

Po ta rilexosh tani atë libër, nuk ka asnjë lidhje me dedikimin e sotëm. Aty përshkruhet një Nano me një hakmarrje të denjë prej Konti Montekristoje, aventurier gjysëm romantik e gjysëm marifetçi, i dashuruar me veten, i zgjuar, por i palexuar dhe i papërgjegjshëm në shpërdorimin e pushtetit që i patën dhuruar të tjerët (faqe 61).

Po aty mund të lexohen talljet therëse me “zogun vetmitar” të arratisur nga realiteti, qeverisja e të cilit ishte shkëputur fatalisht nga punët, njerëzit dhe problemet e shumta të vendit (faqe 211-212).

Tejet interesant është të rilexohet edhe portreti që Rama i bën rikthimit të Nanos si kryeministër (2002-2005). Aty vizatohet një njeri që i dha dërrmën lënguese PS, duke i nxjerrë në sipërfaqe Fatosit të gjitha dobësitë degraduese, që e bënë ta shijonte pushtetin vetëm si afirmim të fuqisë për të sunduar mbi njerëzit, të cilët i konsideronte “si legena” apo “qenie që nuk e meritonin atë mbi krye” (faqe 138 -139).

E natyrisht këto skicime të pafundme mbyllen me konkluzionin se “Fatosi ia punoi Shqipërisë keq, për të keqen e vet” (faqe 250).

E pra tani zgjidhni vetë kujt t’i besoni, Ramës së Kurbanit, apo kryeministrit në hall, që ka shkruajtur urimin e mëposhtëm në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

©Lapsi.al

Urimi i sotëm i Ramës për ditlindjen e Nanos

FATOS NANO u gjend në krye kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysëm shtizë, moralin nën shuajt e këpucëve të rraskapitura nga marshimi 45 vjeçar drejt horizontit që vetëm largohej derisa u zhduk dhe gurmazin e konsumuar të komunizmit që nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë botën, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit, në një fishkëllimë sa çjerrëse aq edhe qesharake. Mes fytyrave verdhacuke të udhëheqësve gjemimmbytur nga ardhmja e qametit dhe sekretarëve lëkurëdjegur nga dielli i arafabrikakantiereve, “Qorri” ishte aty fytyra e dykuptimtë e kuadrit të ri të partisë, që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e presorit garip të Ekonomikut, që tregonte barcaleta tallëse për regjimin e luante Bitëllsat me kitarën e tij.

Ishte pikërisht profili joskematik i Fatos Nanos që i dha atij skeptrin e të majtës së porsalindur pas varrimit të Partisë së Punës dhe natyra e tij jodogmatike, e kombinuar me burgosjen absurde që e pagëzoi si lider të pakonkurueshëm të socialistëve, i dha Partisë Socialiste një frymëmarrje të re e një perspektivë si forcë e parë në rrugën e përpjetë të politikës shqiptare. Mbase pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por edhe Fatosi pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do ishte bërë lideri i tyre aq jetëgjatë. Fotoja që kam përzgjedhur për këtë ditë urimi ka qenë për mua pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes së tij nga burgu dhe ende sot befasohem nga ndryshimi i hatashëm mes saj e pamjen së tij në gjyq. Fatosi i prangosur para gjykatësve me vështrimin enigmatik, është presori i Ekonomikut i marrë peng që mbahet fort për sytë e popullit. Ndërsa Fatosi me duart e lira dhe sytë që shkëlqejnë fort është një kafshë e rrallë politike, të cilën pata fatin ta njoh nga afër.

Ai e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialistmerita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtare nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një vijë sjelljeje të palëkundur e unikale mes partive politike në Shqipëri. Në krye të PS ai i nxorri socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re dhe duke e bërë shpirtin e ndryshimit motor të lëvizjes përpara. Në qeverisjen e vendit atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtetndêrtimit pas katrahurës rrafshuese të vitit ’97.

Historia e marrëdhies sonë të zhvilluar mes ekstremesh, nga “birësimi” im në familjen socialiste me bekimin e Fatosit, deri tek “vrasja e babait” për marrjen e skeptrit të tij, dihet përgjithësisht.
Po në ndërkohën që flasim marrëdhënia mes nesh ushqehet shëndetshëm, me një komunikim miqësor ku e kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë. Ose jo në fakt, se kur mendoj çfarë katërrrotaku sovietik mori Fatosi në turnin e parë, çfarë mjeti shumë më të mirë mora unë prej tij dhe çfarë brandi shpejtësie është sot Partia Socialiste, flasim në fakt si dy pilotë të një makine që duhet të vijojë vetëzhvillimin dhe lëvizë ende më shpejt, duke e mundur përditë rrezikun e ngadalësimit nga konkurenca e dobët.

Duke i uruar ditëlindjen liderit historik të socialistëve, uroj gjithashtu që një ditë ta shkruajmë në një libër, së bashku, raportin e turneve tonave, për t’ua lënë në bibliotekën e zyrës së kryetarit, atyre që do të marrin turnin pas nesh. Po ka kohë plot deri atëherë dhe në ndërkohë, uroj për Fatosin shëndet, gëzime e çdo të mirë familjarisht.



21 Comments

    1. Nuk është ndonjë gjë e re për Ramën që thotë të kundërtën e asaj që ka thënë më parë.
      Jo më për Fatos Nanon që e ndan një histori e vjetër por aiedhe mbrenda një fjalimi ka kundërshti mendimesh e kjo është në natyrën e tij kontraverse.
      Ajo që të tërheq vëmendjen tek kjo kthesë për Nanon, pikërisht në vitin e tij të fundit si kryeministër, është frika se mos dalin ca socialistë e ja bëjnë si Nanos, duke e futur në burg me akuza për korrupsion.
      E ka një domethënie ajo që ka thënë se Nanon burgu e lartësoi si hero të socializmit.
      Është një lutje që ju bën atyre që ju a ka frikën, që të mos tentojnë ta fusin në burg se kështu do ta bëjnë hero.

  1. Fjala me e mire qe i shkon me shum Edvin pordhes esht :(kufoma qe flet me veten e vete )me teper i behet qejfi keti rrangalle te vdekur.

  2. YMER GELBAZA KELLIRA E PADIT EDI RAMEN SE JA MORI DJALIN KRISTAQ RAMES,GREGUN thotë:

    EDI RAMA PER INTERES POLITIKE E AKUZOJ EDHE BABAIN E TIJ (INCEST-PALLOJ GRUAN E EDI RAMES) DHE JA BERI NJE VELLA GREGUN E NUK I LEPI BYTHEN FATOS NANOS PER NDIHME

    1. E vertet ky pusht… Ky urim i gjate i mbushur me fjali te gjata dhe te sterlodhshme tregon qe Edi Rames i eshte futur uji nen bythe dhe po i shtrin doren per ndihme

  3. Nje hartim shume i dobet i kryeministrit teper larg elokuences se tij, sigurisht per shkak te servilizmit ne prag te zgjedhjeve.

    1. Jo i dashur idi, sepse Nano kishte nje fytyre, ate te pushtit bixhizxhi, vrases dhe dinak . Para kishte nje fytyre. kurse ky o mik ka dy fytyra, nje gri dhe nje te zeze, pra nuk ka fytyre fare. I PAFTYRE. Me keq se kaq nuk shkohet me. Jo burre po lecke dyshemeje!

  4. FATOS NANA I THOTE EDI RAMES ,THUAPISET ,KURSE YMER GELBAZA E AKUZON PER INCEST FAMILILJAR thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLINO DHE KOL SALLAKU. PER TI MAR PARA EDI RAMY,E SHANTAZHOJN SE SE ZAHO OSE ESHTE I KUJTIM GJUZIT OSE I BATON HAXHIUT

  5. Nuk ka asgje per t’u habitur. Rama e ka ves qe te beje te kunderten e asaj qe thote dhe te thote te kunderten e asaj qe mendon. Mjafton te degjosh se cfare ka thene nga fushatat elektorale e vitit 2013 dhe ne vazhdim e do te shihni se cdo thenjes se vet i eshte kundervene. Ne shumicen e rasteve ka thene te kunderten e asaj qe kishte premtuar dhe kjo nuk eshte aspak per t’u habitur. Rama eshte me keq se Shvejku qe thonte “C’me duhet mua se cfare them une”, por kesaj fraze i duhet shtuar edhe “ka rendesi ajo cfare bej une” dhe deri me tani nuk ka bere asgje te mire per kete popull. Mund te gjesh sa te duash te meta tek Berisha, ama pese pune te mira i ka bere per te gjithe. Rama per te gjithe ka bere vetem te keqija, ama shume pune te mira i ka bere per pese veta. Me Ramen dhe shpuren e tij (Balla, Spiropali, Manja e shume te tjere si keta) duhet vepruar si ne Ukraine. Duhen futur ne kazane plehrash dhe duhen derguar ne burg. Vetem keshtu mund ta marrin vesh edhe ata qe do marrin pushtetin se ku te con kjo menyre veprimi. Gjithsesi, sado qe te mundohen ca lapangjoze qe paguhen me sufllaqe nga taksat tona t’ia ngrejne moralin, Rama ne krye te Rilindjes nuk do te marre me shume se 40 mandate dhe aty do shohim nese ata qe do marrin pushtetin, do mbajne ndonje pjese te premtimeve apo jo?

  6. Me pelqen krahasimi me “shoferin”.
    Vec jam ne dileme ne se ky plehra i sotem, Rama, di vertet te ngase makinen apo thjesht fantazon?
    Te dy plehra jane, mundet ti cojme fare mire shofere me makinat e plehrave ose me mire ti ngarkojme si plehra ne to.

  7. Kerma numer 1 i lutet kurves 2.te dy keta nuk e njofin fjalen nder .te dy burra kurvash jane te dy antishqiptare te dy te pabese.nderi dhe besa e tyre jane paraja dhe imoraliteti , ky i fundit shkerdhen edhe nenen e tij , ben edhe gojore, lepine edhe ate qe peshtyne per pushtet ndersa qorri kumarxhi per para ben cdogje.te dy jane kaur qe i kane cuar vemjet e rikurvave ne krye.te dy jane te gatshem ta shesin shqiperine

  8. Normalitet do të thotë: ik nga Presidenca, prit zgjedhjet dhe hau kokë më kokë me Ramën. Binde popullin të të votojë ty dhe jo atë. Dhe bëje këtë pa PD-në nëse ke këllqe, siç Rama vendosi ta bëjë pa ty. Jo vetem rama shkullak,por te thenat e salih-nano,salih-meta,rama-meta,nano-meta,meta-salih,nano-rama,sali-pollo,salih-azem,salih-topi dhe salihu per te gjithe te larguarit e pd,shkruaj dhe per keta o shkullak ndryshe nuk je i besueshem,shkrimi qe ke bere eshte nje reklame pa para per ramen,kjo eshte dhe politika boterore

  9. Lapsi.al
    ide | kryesore
    Dyfytyrësia e Ramës me Nanon/ Çfarë shkruante dje dhe çfarë thotë soT
    O Lapsi po fytyren e Saliut si ta quajme ça thoshte dje per Ilir floririn dhe çfare thote sote
    Behuni me serioze me lajmet o gazetar se njerezit kane kujtese,ça ka thene Saliu per Azemin , Fatos Nanon, I Meta, njerit i thoshe agjent I UDB sot i bene homazhe, keta te tjeret thoshe i pret burgu sot i ka miqe, tani e beni dote dallimin

  10. Nanon e kam urryer si dreqin qe kur tha ahere per mua “…e solla me thonj pa prere nga Parisi…”!
    Po c’ti besh, i duhet thirrur Derrit-Daje
    (besoj ju socialistet budallenj do me kuptoni kete here te pakten)

  11. Shkrim me idiot nuk ka,tamam gjelle qensh!Po ku krahasohen keto mendime te kunderta te Rames per Nanon me ato te Berishes dhe Bashes per LSIne dhe Ilir Meten dhe anasjelltas,apo nese doni brenda llojit Arben Imami doli me tank per te rrezuar Berishen dhe Berisha e beri minister mbrojtje,keshtuqe behu pak serioz o Bushat se me keto shkrime ben efekt te kundert ne elektorat…

  12. Banka Botërore publikon raportin: Shqipëria, ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në shëndetësi dhe arsim,gjeje I cfare ka thene BB kur salihu ishte kryeminister per arsimin dhe shendetesine e salihut ne tete vjet

  13. Sipas statistikave te vete qeverise Rama ne 2020 ka patur me pak investime ne shendetesi se ne 2019. Sa per permiresim ne shendetesi me mire se BB e tregojne ato hedhjet nga dritaret e “Shefqet Ndroqit” te semureve, si kurre me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *