• |
ide | kryesore

Fieri në “flakë”, digjen 40 hektarë tokë në Mallakastër dhe zona të tjera mbeten ende aktive

Lajme, Të fundit



Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe pyllin me shkurre e bimësi në fshatin Drenovë të Mallakastër mesnatën e djeshme. Nga flakët janë djegur rreth 40 hektarë me ullishte pyll dhe shkurre.  I nisur fillimisht rreth mesnatës, zjarri ka humbur intensitetin në orët e para të mëngjesit kjo edhe për shkak të ndërhyrjes së zjarrëfikëses. Futja në këtë zonë ka qënë e vështirë pasi terreni është i thyer. Banorët e zonës kanë frikë se flakët janë në duke u përhapur ende dhe mund t’i afrohen shtëpive.

Edhe zona të tjera në Fier janë nën pushtetin e flakëve. Sipas zjarrfikëseve, zjarret kanë përfshirë kodrat e Gjorgozit në Cakran duke djegur shkurre e ferra duke rrezikuar edhe vreshtat. Në ndihmë kanë shkuar përveç forcave zjarrëfikëse edhe banorë të zonës.



1 Comment

  1. Kriminelet ne aksion.
    Guerriljet e Saliut lane shtyllat e tensionit te larte dhe filluan djegjen e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *