Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe pyllin me shkurre e bimësi në fshatin Drenovë të Mallakastër mesnatën e djeshme. Nga flakët janë djegur rreth 40 hektarë me ullishte pyll dhe shkurre. I nisur fillimisht rreth mesnatës, zjarri ka humbur intensitetin në orët e para të mëngjesit kjo edhe për shkak të ndërhyrjes së zjarrëfikëses. Futja në këtë zonë ka qënë e vështirë pasi terreni është i thyer. Banorët e zonës kanë frikë se flakët janë në duke u përhapur ende dhe mund t’i afrohen shtëpive.
Edhe zona të tjera në Fier janë nën pushtetin e flakëve. Sipas zjarrfikëseve, zjarret kanë përfshirë kodrat e Gjorgozit në Cakran duke djegur shkurre e ferra duke rrezikuar edhe vreshtat. Në ndihmë kanë shkuar përveç forcave zjarrëfikëse edhe banorë të zonës.
Kriminelet ne aksion.
Guerriljet e Saliut lane shtyllat e tensionit te larte dhe filluan djegjen e Shqiperise.