• |
ide | kryesore

Hidhen dyshime për një shtatëzani të Kourtney Kardashian me Scott Disick

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas ndarjes nga Sofia Richie, burime pranë Scott Disick kanë treguar se ai është rikthyer me mamanë e fëmijëve të tij, Kourtney Kardashian.
Në fakt, marrëdhëniet mes tyre janë të mira dhe çifti kaloi së bashku pushimet, ndërsa zërat thonë se ka akoma më shumë se ç’kemi mësuar deri tani.

Jo vetëm që Kourtney dhe Scott janë rikthyer bashkë, por thuhet se do të bëhen prindër për herë të katërt.
Pyetja rreth shtatzënisë është parashtruar edhe në episodin e radhës të “Keeping Up With the Kardashians”.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, dëgjohet Kim Kardashian teksa pyet: “Scott, përshembull. Do bëheni me fëmijë të katërt? E keni seriozisht?”
Ndërsa një tjetër zë e pyet “Je shtatzënë?”, ndërkohë që kamera fokuson fytyrën e Kourtney-t, të cilës i ngrin buzëqeshja dhe nuk jep asnjë përgjigje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *