• |
ide | kryesore

“Isha i pirë”/Lihet i lirë 66-vjeçari që abuzoi seksualisht me të miturin në Berat

Lajme, Të fundit



Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 66-vjeçarin me iniciale R. O. që akuzohej për “ngacmim seksual” ndaj një 16-vjeçari. Ka qënë ky i fundit që ka bërë denoncimin, mbrëmjen e së shtunës, duke treguar gjithë historikun e ngacmimeve seksuale që vazhdonin prej disa muajsh. Rrëfimi i 16-vjeçarit është mbështetur dhe nga raporti mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit.

Pedofoli ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura. Prokurori i çështjes,Tasim Puci, ka kërkuar dhënien e masës “arrest me burg” për 66-vjeçarin.

I moshuari, që rezultoi dhe komshiu i 16-vjeçarit, ka thënë se ditën e ngjarjes ishte i pirë dhe se prej disa kohësh ishte në një marrëdhënie me pëlqimin e të dyve me të miturin.Pasi ka dëgjuar të dyja palët, gjyqtari Durim Hasa ka vendosur ta lërë të lirë të akuzuarin, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *