• |
ide | kryesore

Koronavirus në shkolla, zbulohen rastet e para ndër mësues e nxënës pak pas nisjes së mësimit

Lajme, Të fundit



Vetëm tri ditë nga nisja e shkollës kanë mjaftuar që pandemia të shfaqej edhe në radhët e arsimtarëve. Janë dymbëdhjetë mësuesit që janë infektuar me Covid-19, ndërsa prisnin 14 shtatorin për të nisur punën. Stafi i shkollave “Jeronim de Rada”,” Instituti i nxënësve që nuk shikojnë” dhe “7 shkurtit” janë zëvendësuar që në ditën e parë. Nga nxënësit e kryeqytetit, tre janë konfirmuar pozitivë me koronavirus dhe po e ndjekin mësimin nga shtëpia.

SarsCov2 nuk ka kursyer as mësuesit nga qytete të tjera në Shqipëri. Në Vlorë janë evidentuar 2 mësuese të shkollës “Lef Sallata” të prekura nga virusi, që janë karantinuar në banesat e tyre. Në Kolonjë dhjetë arsimtarë të shkollës 9- vjeçare “Papa Kristo Negovani” qëndrojnë “peng” i tamponit dhe nuk mund të japin mësim deri në daljen e rezultatit. Sanitarja e shkollës ka rezultuar e prekur me Covid-19 duke izoluar gjithë stafin që kishin kontakt me të. Një konfirmim i mundshëm i rasteve rrezikon mbylljen e shkollës.



1 Comment

  1. Eshte nje problem i madh neper shkolla,pas 2-3 diteve pothuaj gjithe nxenesit dhe mesuesit se mbajne masken fare ose e mbajne poshte si shall.Kush mban pergjegjesi per kete dhe kush duhet ti kontrolloje nga sistemi shendetesor pasi do pelcase covidi si heqje barku. Duhet sa me shpejt te vendosen sanksione per mesuesit dhe drejtuesit e shkollave,mbase dhe personel shendetesor kontrolli pasi ajo qe po ndodh do jete katastrofe neser.Kjo eshte nje realitet qe e jetova vete ne nje shkolle ne mes te qytetit,mere me mend c’behet ne zona rurale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *