• |
ide | kryesore

Llogjika e Sandër Lleshajt pas shpërthimit: Po të pretendojmë se s’ka ngjarje, nuk do kishim as polici

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është pyetur nga gazetarët lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhura përgjatë ditëve të fundit, referuar deklaratës së bërë prej tij një natë më parë se policia ka dështuar.

Lleshaj tha se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti duke shtuar se policia nuk ka dështuar, ndërsa theksoi se ngjarje të tilla do ndodhin, sepse përndryshe nuk do kishim polici.

“Jo s’kam thënë që ka dështuar policia. Mundohuni të kuptoni drejt. Policia jo vetëm që s’ka dështuar por po kryen detyrën me profesionalizëm dhe sukses të madh në gjithë vendin. Sigurisht kjo nuk do të thotë që ngjarje nuk mund të ndodhin, se po të pretendojmë se nuk ka ngjarje, nuk do kishim as polici”, tha Lleshaj.

 



3 Comments

  1. BRAVO ZOTI BUSHATI ,MBREME KY LESHI MBETI SI MUT NE SHI,KUR JUVE JA THE TE GJITHA ,KY ZAGARI THOSHTE NUK E DI NUK E DI NUK E DI,GJITHE ASHTU ZOTI ABILEKAJ KUR E PYETI E BERE PYK KETE LESHIN

  2. E vërtetë ajo thua por sduhet deklaruar.Përdor lëvdatat më mirë siç bëni gjithmonë. Krimi ama është ulur këmbëkryq dhe po shohim policinë që me të vërtetë është në”aksion”!!!!

  3. Po keshtu eshte kur policia drejtohet nga ish sigurimi i shtetit te kohes komunizmit; si minister Leshi, sigurimsi Gjovalin Loka, etj, etj sigurimsa.
    Mireditoret jane shquar gjithmone per punen ne sigurimin e shtetit, e kane ne gen, Edi e din kete dhe ndaj i ka vene ne krye te policise per te masakruar njerezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *