• |
ide | kryesore

Maska transparente për tifozët: kjo është e reja për të rihapur stadiumet e Serie A

-Instant, Sport



Komiteti teknik shkencor konfirmon refuzimin për rihapjen e stadiumeve. Presidenti i Figc Gabriele Gravina e di: në fillim shkollat pastaj gjithcka do të varet nga numrat e fund-shtatorit e nga kurba e infektimit. Në rast të përgjigjeve positive, dyert e impianteve mund të happen për tifozët e parë – parashikohet një rikthim gradual, duke garantuar 20% të kapacitetit – në gjysmën e dytë të tetorit.

Në dokumentin e komisionit të Lega Serie A në korrikun e kaluar mbi masat parandaluese të rrezikut epidemiologjik – si bën të ditur ‘Repubblica’ – e reja e madhe i përket maskave. Ato që tifozët duhet të mbajnë për tu future në stadium do të jenë maska transparente për të lejuar dallimin e personave.

Pesë zona për të shpërndarë hyrjet, 2.25 metra katror hapësirë në dispozicion për secilin spektator, si dhe matjen e temperaturës dhe shpërndarjen e xhelit disinfektues. Në pikat e freskimit, niveli i grumbullimit është ulur me 50%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *