• |
ide | kryesore

Miku i Edi Ramës pjesë e kompanive fituese për Tunelin e Llogarasë (Dokumentet)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k., kompani lokale, është përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, njoftoi Ministria e Infrastrukturës dhe Ekonomisë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Lapsi.al mëson se SEED Consulting sh.p.k – e themeluar në vitin 2014, është një kompani që administrohet nga Alban Eftihimi dhe Ylli Gjoni, si dhe ka për aksionarë Andi Eftihimin, Alban Eftihimi, Altin Premtin, Olsi Eftihimin dhe Ylli Gjonin. Të gjithë këto janë bashkëortakë dhe në kompani të tjera si ATELIER 4, Eco Point Albania, Seed Consulting dhe Technical Building Solutions.

Alban Efthimi njihet si miku i Edi Ramës dhe kompania “Atelier 4” si e preferuara e kreut të qeverisë e Bashkisë Tiranë. Bashkëpunëtore e Ateliar 4 ka qenë në shumë raste edhe Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së kryeministrit. Shumë projekte në vend, që pas vitit 2013 mbajnë vulën e Atelier 4. Me siguri as kësaj here nuk është e rastësishme që kompania ku Alban Eftihimi është aksioner e administrator, të jetë pjesë e konsorciumit fitues për Tunelin e Llogarasë.

Projekti i dytë në finalen e garës ishte një konsorciumi Italian SWS, një prej kompanive të të cilës ka ndërtuar tunelin më të gjatë në botë Itali-Austri. Projekti i tyre parashikon ndërtimin e një ure me gjatësi 180 metra dhe gjatësia e tunelit varion nga 5.7-6 kilometra. Por ky konsorciuam u skualifikua. Më poshtë dokumentet e kompanisë së lidhur me Alban Efthimin, mikun e Edi Ramës.

©LAPSI.al

 

 



11 Comments

  1. Fotografia ne shkrim nuk eshte e sakte.
    Ne fotografi eshte Armang Frangu, baxhanaku i Edvin Kristaq Rames.
    Si mafioz kalibri qe eshte, Frangu nuk ka nevoje per tendera per tynele, sepse eshte i angazhuar gjithe vitin ne “tynelet” e Rames

    1. Po eshte Armand Frangu, baxhanaku i Rames. Nese e njeh me shume sesa “si fytyre” Armandi nuk ka lidhje kerkund me “mafioze”. Mos ja fut kot, fakti qe eshte baxhanak me Ramen nuk e ben domosdosgmerisht te lig.
      Edhe dicka. Keto fletushka shume here me pasaktesite qe shesin si ky rast qe vendosin foton e baxhanakut te Rames ne vend te Eftimihut, i japin te drejte Rames qe jane kot, kazan dhe qe nuk bejne detyren e tyre ose thjeshte me dashje bejne propagande bajate si kalemxhinj duke pergojuar pa shkak.
      Ka edhe dicka me te rende ne kete mes. Ne shume raste e bejne per te frikesuar bizneset ne menyre qe ata tu japin para ose ndonje favor tjeter dhe keta i heqin pastaj nga lista e “te keqijve”. Ky po eshte nje akt i mirefillte mafioz.

  2. Do deshtojne pasi nuk kane idene e tuneleve.
    Mund te jesh mik i kujdo por do deshtojne.
    Ky Efthimiu fillon ndertimin prane liqenit godine 20 kate

  3. per nje cope rruge pa asnje lloj dobie ekonomike, qe ne fakt eshte edhe nje nga rruget piktoreske te shqiperise, do harxhoje miliarda nga taksapaguesit e varfer shqipetare..O Rameeee , Palasa e Dhermiu te votojne edhe pa rruge se nuk ke lene me bq himare pa sjelle ne Tirane..Shiko se mos riparon ndonje rruge e ndonje shkolle se ngelen femija rrugeve..

    1. tamam plako, me ke marre mendimet! Ky investim me shume pune prish se sa rregullon, anashkalon nje nder rruget me te bukura e piktoreske te shqiperise, harxhim parash taksapaguesish kot. Ah po ka vetem nje perfitim per kete investim, perfiton mane me shoke qe u rritet vlera e vilave ne palase e dhermi

  4. PER MUA KETA JANE PACAVURE SHQIPTARESH DO E SHIKOJME PAS 2 VITESH DUHEN LEKE NGA BUXHETI I SHTETIT SEPSE TUNELI NUK NA DOLI SI E PATEM LLOGARITU POR TI JAPIM PAK PARA NGA BUXHETI NJA 30-40 MILJON EURO SHTES KETA LOJRA KALAMAJSH QE SE BULOHET DIELLI ME SHOSH. VJETERSIA E FIRMES 5-VJECARE VETEKUPTOHET RAMA + ALBANI+TURI+BESA+SORJANET+RILINDASIT+GRISELDA+VELIA I FIQEVE+LLOLLOJ SOROLLUPI…………….

  5. Te gjitha tendera e koncesione per tu anulluar e proceduar mbas 25 prillit, qe te vene mend edhe ata qe do vijne mbrapa.

  6. Në vitin e fundit të dy mandateve si kryeministër, pikërisht në kohën që pas abuzimeve të mëdha me konçesione e PPP-ra, me dëmet e mëdha që solli tërmeti e më shumë akoma edhe pandemia, në kohën kur borxhi publik i qeverisë po shkon afër 100 %, po dëgjojmë se Rama më në fund po kujtohet për projekte të mëdha të infrastrukturës, rrugë e tunele.
    Tetë vite në pushtet vetëm me gjoja reforma të mëdha, pa asnjë vepër të madhe të infrastrukturës publike.
    Reforma e ndarjes territoriale gjoja për të përmirësuar pushtetin lokal e për ta reduktuar numurin e burokratëve, që e bëri të kundërtën , e shkatëroi fare pamvarësinë e pushtetit lokal dhe e mbimgarkoi më shumë me nëpunës militantë partiakë duke shpërdoruar kështu buxhetin e shtetit.
    Reforma për të ballancuar pushtetet e institucioneve të shtetit që sipas Ramës ishte përqëndruar vetëm në duartë e Berishës, e çoi Shqipërinë në plotëfuqishmërinë e vetëm një institucioni, kryeministrisë e ate si kryeministër, duke dobësuar e asgjësuar parlamentin, duke kufizuar në kulm kompetencat e presidencës, e duke gllabëruar të gjitha institucionet e sigurisë e deri edhe të pushtetit të katërt, ate të mediave.
    Reforma për luftën kundër informalitetit, korrupsionit e kriminalitetit, që katandisi në mbushjen e institucioneve të shtetit me njerëz me rekorde kriminale, kanabizimin e gjithë Shqipërisë e sigurimin e vendit të parë në Europë për trafikimin e tij.
    Reforma ekonomike e sistemit të taksave selektive tejet të komplikuara e pa transparencë e dështuar tërësisht.
    Reforma në arsim, një dështim spektaktoral që u kurrorëzua me demostratat e fuqishme të studentëve.
    Reforma në shëndetësi që detyroi gjysmën e personelit mjeksor që të emigrojë e pjesa e ngelur të mos përballojë dot pandeminë.
    Mashtrimi i madh i shqiptarëve për të dy këto reforma me parimin komunist të shëndetësisë e arsimit falas.
    E si kapak i dështimit të madh të kësaj qeverisje, e ashtuquajtura “reformë në drejtësi” që i shkatëroi institucionet e larta drejtuese të drejtësisë duke e katandisur Shqipërinë , jo vëtëm në Europë por edhe në botë, të vetmin vend pa gjykatë kushtetuese e të lartë, duke e shndruar kryeministrin edhe të vetmin titullar të drejtësisë.
    Po e mbyll me reformën zgjedhore, ku ky kryeministër do të mbahet mënd në historinë e shtetit shqiptar, si abuzuesi më i madh në manipulimin e vjedhjen e votave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *