• |
ide | kryesore

“Në Turqi më rrezikohet jeta”!/ Shqipëria dëbon gylenistin, refuzohet kërkesa për azil

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një vendim 3 me 1, Komisioni Kombëtar për Azilin e Refugjatët arsyeton se ankimi i Selami Simsek kundër vendimit për refuzim të azilit, është paraqitur me vonesë, ndërsa anëtarja e Kmitetit Shqiptar të Helsinkit në pakicë ngre dyshime që vendimi nuk i është komunikuar azilkërkuesit.

Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, rrëzoi më 10 shtator ankimin e shtetasit turk Selami Simsek dhe la në fuqi një vendim të Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, që vendosi në favor të dëbimit të tij nga Shqipëria.

BIRN mësoi se Komisioni, i cili u mblodh me vetëm 4 anëtarë nga 7 që ka në përbërje, vendosi me shumicë 3 me 1, për të refuzuar kërkesën e Simsek për azil. Kundër ankimit vendosën përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Merita Xhafaj, ajo e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Venera Domi dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Jetlir Gjergji. Në pakicë përfaqësuesja e Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Ardita Kolmarku kërkoi që ankimi të pranohej. Tre anëtarë të tjerë dhe avokati i Simsek, Elton Hyseni nuk ishin të pranishëm në mbledhje. Hyseni nuk ishte i arritshëm për koment.

Arsyetimi i shumicës sipas një dokumenti që BIRN pa, u bazua kryesisht mbi procedurë. Në të pretendohet që Simsek ka apeluar tej afatit 15 ditor vendimin e Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme dhe se kishte refuzuar marrjen dijeni për vendimin. Por sipas mendimit të pakicës, Komisioni nuk kishte provuar që Simsek ose avokati i tij ishin njoftuar për vendimin e refuzimit dhe as që këtij të fundi t’i ishte mundësuar një version i përkthyer i vendimit në një gjuhë që ai e kupton.

Pakica e ka cilësuar “praktikë të dyshimtë” mënyrën se si pretendohej se ishte njoftuar Simsek dhe mënyrën se si ishte përpiluar procesverbali për refuzimin e marrjes dijeni. Sipas saj procedura e ndjekur nuk vërteton marrjen dijeni.

Dyshime mbi mos vënien në dijeni të Sismsek dhe avokatit të tij në këtë proces janë ngritur edhe më herët, pasi u mësua se vendimi i refuzimit i azilit ishte marrë në 9 mars nga Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme dhe u bë i njohur vetëm në fillim të korrikut. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca i tha BIRN në një bisedë telefonike në 2 korrik se një përgjigje e Ministrisë së Brendshme për Avokatin e Popullit mbi këtë rast ishte “hileqare”, pasi nuk përmendte datën kur ishte marrë vendimi i refuzimit.

Në një dokument që BIRN siguroi, të lëshuar nga Ministria e Brendshme në 25 qershor, përmendet sepcifikisht që Simsesk kishte të drejtën e apelimit brenda 15 ditëve pa vënë në dukje kohën e fillimit të këtij afati. Në dokumentin e lëshuar gati 4 muaj pas vendimit, nuk përmendet që Simsek ishte njoftuar. Avokati i Simsek, Hyseni e akuzoi në 2 korrik ministrinë se nuk ia kishte vënë në dispozicion vendimin që ishte marrë në mars.

BIRN mësoi po ashtu se shumica në Komision nuk ka marrë parasysh pretendimet e Simsek dhe mbrojtësit të tij ligjor se në Turqi ai rrezikohej të burgosej si përkrahës i Lëvizjes së Gylen.

Selami Simsek u arrestua korrikun e vitit të kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas, së bashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratiseshin, pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen.

Më 1 janar, Shqipëria dëboi Harun Çelik pavarësisht thirrjeve të tij në kërkim të azilit. Çelik u burgos menjëherë sapo mbërriti në Turqi, ndërsa Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se ai ishte kapur në një operacion ku ishte përfshirë dhe shërbimi sekret turk, MIT.

Në një proces të ndarë gjyqësor, Selami Simsek u dënua më 27 janar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se pranoi fajin dhe shprehu pendesë.

Rasti i Simsek dhe bashkëudhëtarit të tij të dëbuar, Harun Çelik ka nxitur hetime për akuza të rrëmbimit të personit dhe zhdukjes nga një grup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimet Arbitrare, i cili i dërgoi Shqipërisë një listë pyetjesh në maj.

Selami Simsek u lirua nga burgu pasditen e 9 marsit 2020 dhe u shoqërua nga policia tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë, ku bëri kërkesën për azil. Pas një sërë peripecish, Simsek u shoqërua në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Karreç në periferi të Tiranës, ku ndodhet edhe aktualisht.

Siç doli më vonë, Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme mori menjëherë vendim për refuzimin e kërkesës së tij për azil. Ky vendim dyshohet nuk iu njoftua as shtetasit turk dhe as avokatit të tij. Pas publikimit të vendimit në media avokati Elton Hyseni apeloi rastin në Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, i cili është shkalla e dytë e apelimit për të huajt. Vendimi i Komisionit mund të ankimohet në Gjykatën Administrative të Apelit./BIRN



4 Comments

  1. ERDOGANI E KA BERE SYNET ME KOHE EDI RAMEN -TANI ESHTE ZAGAR I TREDHUR NGA TURKU,DUHET TE LEH SIPAS DISPONIMIT TE ERGOGANIT thotë:

    EDI RAMA PER TJU FUTUR NE BYTH ERDOGANIT JO VETEM KETE TE KETE AZILKERKUESIN POR EDHE LINDA RAMEN GRUAN E TIJ E KTHEN

  2. Ka per ta çuar çeshtjen ne strasburg si shume te tjere per deportim te paligjshem dhe do marri demshperblim nga shqiperia dmth nga taksat tona. Ne shqiperi po mbahen sirian e tunizian te paligjshem e anonim, ndersa opozotaret e sultanit rembehen e u çohen ne tepsi.

    1. Mos flisni budallalliqe, kur nuk merni vesh me mir heshni. Levizja e Gylenit nuk eshte opozitare ne Turqi. Qe ta dish ti, Erdogani po e mban pushtetin ne Turqi vetem per merite te Gylenit, sepse njerezit e thjeshte atje mendojne qe 100 here me mir Erdogani sesa Gyleni. Gyleni eshte ekstremist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *