• |
ide | kryesore

Netanyahu: Zhvillimet e fundit Izrael-Kosovë çojnë drejt një epoke ku përfitojnë të dyja palët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Netanyahu: Izraeli po përgatit një pushtim tokësor të Gazës



Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë përmes një letre se zhvillimet e fundit në mes të Izraelit dhe Kosovën mund të çojnë drejt një epoke të re, në të cilën mund të përfitojnë të dyja palët.

“Jam i bindur se ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe shpresoj që do të shkojmë drejt realizimit”, ka deklaruar Netahyahu.

Ai i ka bërë këto komente përmes një letre e cila u lexua në kuadër të ngjarjes së organizuar të martën në Prishtinë nga Kryerabinati i Shqipërisë, Yoel Kaplan, për shënimin e Vitit të Ri Hebraik, që nis të kremtohet më 18 shtator.

Netanyahu po ashtu ka thënë se vlerëson përpjekjet e komunitetit hebre në Kosovë për t’u bashkuar më shumë me njëri-tjetrin.

Shënimi i Vitit të Ri Hebraik në Prishtinë, ka ardhur pak ditë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Lajmi është bërë publik më 4 shtator në Zyrën Ovale nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Kjo ndodhi pasi Kosova dhe Serbia, nënshkruan nga një dokument me zotime për normalizim ekonomik.

Përveç Netanyahut, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës kanë diskutuar në ceremoninë e së martës për lidhjet që ekzistojnë mes popullit shqiptar dhe atij hebre.

Kryerabini Kaplan ka thënë se pëlqen Shqipërinë, mirëpo ndjehet më mirë në Prishtinë.

“Kosova është unike. Jo shumë njerëz në gjithë botën e dinë sesa e veçantë Kosova. Çfarë ka të veçantë në Kosovë janë njerëzit. Dhe kjo i bën Izraelin dhe Kosovën më të afërt”, ka thënë ai.

Rabini nga Tirana, Yisroel Finman, ka thënë në Prishtinë se shqiptarët kanë bërë shumë për të shpëtuar hebrenjtë, të cilët në kohën e nazizmit kanë qenë në Kosovë dhe Shqipëri.

“Sa më shumë që kam bërë kërkime, aq më shumë e kam kuptuar që vendet tona janë shumë të ngjashme, për shkak të kulturës dhe vështirësive që kemi përjetuar me të tjerët, që nuk janë kujdesuar siç duhet për ne”, ka deklaruar Finman.

“Është shumë e nevojshme për shtetet tona që të punojnë së bashku, por më shumë se aq, është e nevojshme që individët, përfshirë kosovarët, izraelitët, hebrenjtë në Amerikë, Zvicër dhe në gjithë botën, të ulen dhe të flasin me njëri-tjetrin”, ka thënë mes tjerash ai, citon Rel.

Rabini Finman ka thënë se “paqja arrihet kur njerëzit ulen së bashku, flasin me njëri-tjetrin dhe njohin njëri-tjetrin”. 



4 Comments

    1. Si nuk e kuptove politiken nderkombetare qe nuk e kane problem qe te bashkepunojne edhe me mafioz e terroriste vetem qe te jane ne linje me politikat e tyre. Nese nje politikan si rama apo dikush tjeter del kunder politikes perendimore atehere ai cilesohet i rrezikshem per ta, ndersa nga ana tjeter e cilesojne si te rrezikshem per popullin e atij vendi.

  1. Thuhet edhe për sondazhe që po tregojnë një vullnet politik për përmbysje politike; pse si botojnë?

    Realisht ka një perceptim normal dyshues për këtë mazhorancë; por në fushatë do të ketë zgjidhje reale; Rama përballë Bashës, Berishës dhe Metës.

    Kaq, kjo është fabula dhe nuk është se ka ndonjë logjikë për ndryshim gjenerate politike.

    Ja të marrim Malin e Zi; opozita që mori vetëm 1 deputet më shumë se Milo Gjukanoviçi, para 6 muajsh ndryshoi të gjithë liderët e saj, duke mos zgjedhur asnjë ish-qeveritar.

    E bëjmë dot dhe ne…

  2. Hahaha prandaj po lulzon fanari ndricus i botes…paska rabin e kryerabin ketu?! hm .bukur shum. dhe thon idjoteria nuk ka Zot. ka more ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *