• |
ide | kryesore

Një minutë për një pyetësor. Thuaj fjalën tënde

Lajme, Të fundit



Kur jemi në tryezë duke darkuar, në kafe me miq apo në zyrë me kolegë, diskutojmë gjithmonë të shqetësuar për problemet që i përkasin botës, e sigurisht dhe ne si pjesë e saj. Themi shpesh mes nesh se bota ka ndryshuar por prapë gjendet përballë sfidash të reja dhe të vështira. Biem të gjithë dakord me faktin se Covid-19 ka ndikuar kaq shumë në të përditshmen tonë. Ankohemi gati në një zë – medet, si do jetë e ardhmja jonë pas kësaj!? Pamë se gjatë pandemisë, pavarësisht gjithë vështirësive e rrezikut për kolaps, sistemi shëndetësor publik luajti një rol të jashtëzakonshëm për jetën e njerëzve. Po ashtu edhe sistemi arsimor, që u vu sa hap e mbyll sytë përballë sfidës së mësimit online, në distancë.

Pohojmë në sinqeritet se izolimin e ndjemë më fort kur u mbyllën kufijtë e kur nuk do të udhëtonim dot në asnjë vend të Europës e botës. U trembëm se tregjet do të bllokoheshin, pastaj u kënaqëm dhe u çliruam aq shumë prej faktit se rrugët e bashkëpunimit ekonomik mes shtetesh e kombesh, u hapën më shumë se kurrë më parë, sidomos për vendet që vuajnë e kanë më shumë nevojë për ndihmë. Vazhdojmë të urojmë njëri- tjetrin që nesër të jetë për të gjithë më mirë. Flasim, dëgjojmë, komentojmë, por duhet ta bëjmë këtë edhe përtej rretheve tona të ngushta të familjeve, miqve e kolegëve.

E kur na jepet kjo mundësi, duhet të ndalemi për një çast e të përcjellim mendimet tona, siç një pjesë e mirë e qytetarëve të botës po e bëjnë tashmë të tërhequr nga fushata #UN75 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo nismë, që ka mbërritur edhe në Shqipëri synon pikërisht mbledhjen e mendimeve të miliona njerëzve, anembanë botës, në lidhje me prioritetet dhe zgjidhjet për të ardhmen. Në qendër të fushatës #UN75 është një pyetësor një-minutësh, ku njerëzit mund të shprehen për arsimin, shëndetësinë, ekonominë e për gjithçka tjetër që ata e shohin si prioritet për rikuperimin nga pandemia, si dhe të imagjinojnë të ardhmen që duan.

Plotësimi i këtij pyetësori është i rëndësishëm. Edhe pse temat mund të tingëllojnë të mëdha, ato prekin jetën dhe diktojnë të ardhmen e secilit prej nesh. Ndaj mendimet vlejnë, sepse bazuar mbi to, OKB-ja do të hartojë strategjitë për vitet e ardhshme. Prandaj secili prej nesh duhet ta shikojë plotësimin e pyetësorit si një investim krejtësisht personal, si një shërbim ndaj vetes e së ardhmes së tij. Rezultatet do t’u bëhen me dije liderëve botërorë në 21 shtator të 2020-ës, në ceremoninë zyrtare përkujtimore të këtij përvjetori dhe më pas, mbështetur mbi to, do të përpilohen strategjitë e së ardhmes.

Secili nga ne duhet të thotë fjalën e tij sot, që të ndihet më i përfaqësuar dhe më i mbrojtur nesër!



8 Comments

  1. a ju qifsha ropt me pyetësorët e Sorosit dhe organizatave kriminale gjakatare të lidhura me të dhe OKB.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *