• |
ide | kryesore

Njihuni me muzeun e lumturisë të vendosur në Kopenhagen

-Instant, Paparazzi, Slider

Lumturia, si arti, shpesh është subjektive, por ndryshe nga arti, lumturia nuk është diçka që mund të prisni ta gjeni “të varur” në një muze. Por diçka ndryshoi kur u hap muzeu i parë kushtuar lumturisë në qytetin e Kopenhagenit. Projekti i ri u krijua nga Instituti i Kërkimit të Lumturisë (Happiness Research Institute). Qëllimi i tij është të zbulojë pse disa shoqëri janë më të lumtura se të tjerat, të “informojë për shkaqet dhe efektet e lumturisë njerëzore, ta bëjë mirëqenien subjektive pjesë të debatit të politikave publike dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për qytetarët e të gjithë botës”.Muzeu aktualisht ka një kapacitet maksimal prej 50 njerëzish. Vizitorët ftohen të eksplorojnë lumturinë nga një perspektivë globale, që përfshin njohuri historike se si koncepti i lumturisë ka evoluar gjatë shekujve dhe se si kulturat e ndryshme e përcaktojnë këtë term.Muzeu ka një koleksion të madh të objekteve që përfaqësojnë lumturinë për njerëzit në të gjithë botën. “Ne mund të jemi danezë, meksikanë, amerikanë ose kinezë, por ne jemi para së gjithash njerëz,” –u shpreh themeluesi i muzeut për CNN.Muzeu gjithashtu përmban aktivitete ndërvepruese, eksperimente mendore dhe objekte të lumturisë.Vizitorët mund të marrin pjesë në ushtrime që përfshijnë çokollatat, madje paraqitet edhe një dilemë e stilit Matrix nëse duhet të pini pilulën blu apo të kuqe.
“Ne besojmë se të qenit këtu së bashku, duke shijuar momentin, është një formë e lumturisë, sepse ne po krijojmë kujtimet tona për të ardhmen,” -tha një vizitore.

View this post on Instagram

We are open. Vi er åbne.

A post shared by The Happiness Museum (@thehappinessmuseum) on

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu