• |
ide | kryesore

Përdoret sërish substanca“Novichok”, prokuroria ngre aktakuzë kundër tre spiunëve rusë për helmimin e biznesmenit bullgar

Lajme, Planet



Zyra e prokurorit të Sofjes  ka ngritur aktakuzë kundër tre shtetasve rusë, për helmimin e biznesmenit bullgar. Emiliano Gebrev, djalit i tij Hristo Gebrev dhe punonjësi Valentino Tahchiev janë pjesëtarë të shërbimit inteligjent ushtarak rus-GRU. Gjatë hetimeve u zbulua se tre spiunët rusë kishin hyrë në Bullgari me identitete të rreme. Organet e hetuesisë bullgare kanë arritur të sigurojnë prova materiale nga dhomat e hotelit ku kanë qëndruar të akuzuarit.

Në mbrëmjen e 28 prillit, në një parking në Sofje, spiunët rusë kanë spërkatur me helmin ushtarak të njohur si “Novichok” dyert e veturës së biznesmenit bullgar. Edhe pse prokuroria bullgare ka ngritur aktakuzë kundër tre shtetasve rusë, ligjet në fuqi në Rusi e ndalojnë ekstradimin e tyre nga territori i Federatës ruse në vendet tjera. Një prej spiunëve është i dyshuar edhe për helmimin e ish-agjentit rus, Sergey Skripal dhe vajzës së tij, Yuli Skripal, me substancën kimike “Novichok”, të përdorur së fundmi edhe kundër liderit opozitar rus, Alexei Navalny.

Pas rastit të helmimit të kryeopozitarit rus Navalny dhe sigurimit të dëshmive se helmimi është bërë me substancën “Novichok”, por gjithashtu edhe dokumentimit të rasteve të helmimit në Sofje dhe Londër, është rritur presioni si nga BE ashtu edhe nga shtetet e tjera demokratike që të fillohen investigimet për përdorimin e helmit ushtarak Novichok.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *