• |
ide | kryesore

Prangosen 4 persona në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit, njëri për kanosje me thikë

Lajme, Të fundit



4 persona janë arrestuar në Tiranë gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, si dhunë bashkëshortore, kanosje me thikë, edhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Iu sekuestrua thika në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 55 vjeç, pasi ka ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

, 28 vjeçe dhe I. E., 47 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *