• |
ide | kryesore

Rama ndryshon kurs: Kufiri detar të zgjidhet me Gjykatë Ndërkombëtare

-Instant, Kryesore, Lajme



Një gjykatë ndërkombëtare për kufijtë detarë, që vendos për çështjen e detit duket të jetë zgjidhja që merr më shumë konsensus nga palët këtej dhe andej kufirit, jo vetëm për autoritetin e pakontestueshëm të gjykatës por edhe për faktin që shmang tonet patriotike të fitoreve, eviton akuzat për tradhti dhe zbut shqetësimet për marrjen me pa të drejtë të territorit detar në të dy anët e kufirit.

Kjo ide, e artikuluar edhe më parë, është përmendur sot nga nga kryeministri shqiptar Edi Rama në forumin ku ai ndodhet në Athinë dhe duket të jetë zgjidhja më e afërt për çështjen që qëndron pezull tashmë prej vitesh mes dy vendeve.

“Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakanaqësi’, u shpreh Rama, që një natë më parë darkoi me Mitsotakis në Athinë.

Ka qenë pikërisht në këtë darkë, ku duket se është folur për një arbitër ndërkombëtar, por për të cilën ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga pala greke.

Në fakt, Rama para se të nisej në Greqi, foli për një proces të ri negociatash me fqinjët, duke specifikuar disa herë fazat nëpër të cilat duhet të kalonin, marrja e autorizimit nga Presidenti, zgjedhja e emrave për një grup tjetër negociator, ulja në tryezën e bisedimeve etj etj.

“Grupi negociator duhet të riformatohet dhe kjo kalon edhe përmes Presidentit që duhet ta aprovojë. Që të thotë sot “bëj transparencë” për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe e poshtër, shumë e poshtër”, tha Rama në datën 29 Gusht, kur sapo kishte nisur të diskutohej për këtë çështje.

Përfshirja e Gjykatës ndërkombëtare në këtë proces kthen në pikën zero edhe debatin për 12 miljet, të përmendura disa herë nga grekët, si një dakortësi që iu ishte konfirmuar nga pala shqiptare në negociatat e para 2 viteve, kur kryeministër ishte Cipras dhe tani që kryeministër është Mitsotakis.

Motra e kryeministrit grek, Dora Bakojanis, e kundërshtoi idenë e kryeministrit për ndërhyrjen e palëve të treta si mundësi të zgjidhjes së çështjes së detit, ndërsa nuk i rezistoi dot t’i kujtojë Ramës flirtin me Erdogan dhe një teori konspirative, sipas të cilës ai u përdor nga lideri turk, kur aktivizoi Gjykatën Kushtetuese për të prishur marrëveshjen e parë me Greqinë.

“Kjo nuk përbën justifikim që dhe pse 10 ose 12 vite më pas nuk kemi akoma një marrëveshje është e rëndësishme që të gjejmë një zgjidhje për vende tona pa ndërhyrjen e palëve të treta. Unë në Greqi njihem si një mbështetëse e fortë e dialogut mes Turqisë dhe Greqisë por një gjë e tillë ndodh vetëm nëse nuk ka kërcënime për luftë, dhe shpresoj që presidenti Erdogan do të bëjë të gjithë përpjekjet për të mos përshkallëzuar tensionet dhe retorikën e viteve, kjo nuk është një mënyrë e suksesshëm për të bërë politikën dhe për Turqinë. Mund t’i rikthejmë retorikës për të gjetur një zgjidhje për të dy vendet dhe popujt tanë. Unë shpresoj se është i qartë, mesazhi nga BE dhe i shumicës nga vendet e Mesdheut dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve tona do të ndikojë”, – deklaroi ajo.

Zgjidhja përmes një gjykate ndërkombëtare për caktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë pranohet edhe nga opozita shqiptare. Pak ditë më parë, këtë opsion e përmendi edhe ish kryeministri Berisha gjatë një prononcimi në Opinion. Madje Berisha e sfidoi Ramën ta dërgojë marrëveshjen drejt një Gjykate Ndërkombëtare, sepse në këtë mënyrë do të kuptohej se marrëveshja që firmoi ai me grekët do të kishte qenë e duhura.

“Po pse Edi Rama nuk ndoqi rrugën e gjykatës. E dinte se kishte dokumente të falsifikuara, ai kishte në dorë të fundoste Sali Berishën në gjykatë ndërkombëtare. Po ai e dinte se do dilte i humbur dhe do dilte që ishte tradhtar” tha Berisha.

Madje sipas Berishës, Partia Demokratike i kishte bindur dikur grekët për këtë zgjidhje.

“Unë e binda Greqinë të shkonim në një gjykatë ndërkombëtare. Morëm një kompani ndërkombëtare. Ka një ekspertizë shumë prestigjioze si të paraqiteshim në Gjykatë Ndërkombëtare, por nuk shkonin këto se e dinë që kanë punuar kundër vendit” u shpreh Berisha.

Para se të nisej në Athinë, kryeministri Rama pati një takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, me të cilin duket se nuk ka lënë pa prekur edhe çështjen e kufirit detar, si një nga “patatet e nxehta” të momentit.

Në njërën anë Athina, në anën tjetër Ankaraja. Duket se Shqipëria, është në dilemën “kujt t’ia ndreq e kujt t’ia prish” mes dy vendeve, me të cilët ka një histori të gjatë marrëdhëniesh, që deri tani ka arritur t’i mbajë në ekuilibër. Duke ia lënë vendimin një gjykate ndërkombëtare, edhe vetë politikanët shqiptarë shpëtojnë nga ky kurth, duke qenë se dështuan dy herë në negociatat përballë Greqisë.

Ramës iu desh ta specifikojë se nuk është ashtu siç duket, pra sikur Shqipëria nuk është mes dy zjarreve.

“Ne jemi në partneritet strategjik me Shqipërinë dhe Greqinë, por Shqipëria nuk është midis dy zjarreve. Unë besoj se ka potencial në këtë marrëdhënie greke-turke që të jetë e dobishme edhe për Evropën”, deklaroi Rama në Athinë.



28 Comments

  1. Nuk esht ashtu kujt tjaprish e kujt t’ha ndreq ka shum vite sa her turku u tregon dhembet grekut greku ķthehet nga ne ne duhet te mesojm shum nga komshiu per tei detit bisedoim me von bota po ecen keshtu.

    1. LLAPSI I beri presion Rames. Dhe Rama nuk e mbajti dot presionin e LLAPSIT.
      Dhe ndryshoi kurs.
      ??????????
      Ca mos te qeshesh me kete palo gazet.

    2. ketije kryeministri ne si komb ne unitet duhet ti tregojme me veprime qe shqiperia nuk eshte pron shteti individi por e gjith shqiptareve,dhe ku ker gjitha veprimet qe,rendojn popullin aprovohen vetem me referendum ,qart ose te shprehin dhe mbrojn interesat tona,ose ne kete vend kushdo qe tenton ti hyj popullit ne hak nuk duhet ket me garan ci nga populli se do ti japin pumbin kokes,shkalla durimit ne popull ka perfunduar o na perfaqsoni dhe mbroni te drejtat ose kputni qafen mos prisni vetgjygjes luft pa front nga populli,

  2. O lapsaxhinj… Rama nuk NDERROI KURSIN , por hodhi ne tavoline nje nder opsjonet qe kishte ne xhep .
    Opsjoni per ta ndare kete gje me gjykate nderkombetare ka egzistuar qe kur nisen negociatat.

    Pra nuk ka NDRYSHIM KURSI , por ka zgjedhje te nje opsjoni te mundshem.
    Qeveria jone ( grupi i negocijimit) e ka shume te qarte se cfare kerkon dhe se cfare eshte e pa pranueshme per ne ( linja e kuqe) .
    Nese greket nuk bien dakort me ate qe kerkojme ne atehere ceshtja shkon ne gjykaten e detrave ne Hamburg ku e gjithe lufta do te behet per statusin e ishullit Barketa dhe Othonoi.
    Konventa nderkombetare e detrave eshte e pa qarte per statusin e ketyre lloj ishujve , gje qe le shume fushe te gjere interpretimi qe perkthehet ne ‘ lufte diplomatike’ mids dy vendeve. Por ne favorin tone kemi precedentet e deri tanishem . ( aty ku ligji eshte i paqarte , bazohemi tek precedentet) . Ka gati 13 precedente ne te tere boten mbi statusin e ketyre lloj ishujve, dhe gati te gjithe jane ne favorin tone.

    Nese greku pranon qe ne fillim ate qe kerkome ne , atehere nuk eshte nevoja te shkojme ne Gjykaten e Hamburgut.

    1. Kryetari I gjykates se detrave ne Hamburg ka qene Grek.
      A eshte ndryshuar apo eshte po Ai?
      Para 8 vjetesh Saliu negocioi per gjykaten nderkombetare ne Hage.Maredheniet Shqiperi Greqi ishin normale
      Tani po shkojme ne gjukaten e Hamburgut dhe maredheniet u bene Te Shkelqyera!!!
      Po 12 Miljet a u deklaruan ,negociuan apo u falen?

  3. hahahah 15:04 nese Greku pranon ate qe kerkojm ne hahaha; E ca kerkuam ne te greku mund te na tregosh? e kujt ishte iniciativa? Kur historikisht i ke kerku grekut ti ? paske grup negociator????? ke quan ti grup se vec “ministrit te jashtem” rama nuk asgje e jo me ekspert te cilet japin vec intervista ne gazeta. Rama i vetmi kurs qe ndjek esht pushteti personal; e shtyn problemin se e shef qe i ka punet me zgjedhjet pick….

    1. O i paymer i 16:17

      Po ore po, e kemi nje grup qe merret vetem me kete ceshtje qe prej 5 vitesh. Jane njerez specialista te cilet nuk i sheh ne studiot televizive por qe punojne mbi kete ceshtje si ne zyrat e Min. mbrojtes ashtu dhe te Min. se jashtme..
      Pyet se cfare i kemi kerkuar ne Grekut. Une po te pergjigjem me mire se cfare DO TI kerkojme ne Grekut. Grekut do ti kerkohet ( ose nuk do ti pranohet , merre si te duash) qe qendrimi i tyre mbi statusin e 2 ishujve problematike qe jane stermbullari i kesaj zallahie te ndryshoje . Nese ata nuk bien dakort. atehere shkojme ne gjykaten e Hamburgut.
      Nese ti vjen ketu per te share RAmen , te them shko se ke plot lajme te tjera te brendshme ku mund te besh propagande dhe te shash Ramen sa te duash. Por ne lajme te tilla ku flitet per interesat shqiptare dhe jo interesat e PS , duhet ta qepesh.

      1. Ju te lapsit beni mire te mos i censuroni pergjigjet pa arsye; per ??? e ores 17;
        te merresh me ramen tashme eshte qesharake; nje km qe nje her thot Greqia eshte ne te drejten e saj te zgjerohet 12milje e njeher thot te zgjidhet nga gjykat nderkombetare; se ca “negocjatoresh” kemi lexo intervistat e Kolonel Myslim Pashaj psh te Ballkanweb e mos fol shum ne ajer

        1. prap per ty o i PAYMER.
          Ti ose ben sikur nuk kupton ose je vertet i trashe.
          Ne gjykaten nderkombetare nuk do te shkoje ‘e drejta e greqise per tu zgjeruar me 12 milje’ , se nuk ka kuptim,
          Nuk eshte ceshtja e 12 miljeve problemi ketu, por ne ato vende ku distanca totale eshte me pak se 24 milje atehere as greku dhe as ne nuk shtrihemi dot me 12 milje, pra do te merret vija e mesme . Ketu do te lindi problemi se greket per te matur vijen e mesme duan te marrin si pike matje dy ishujt qe ne diskutojme , kurse ne themi JO , ishujt ne fjale nuk e kane statusin qe te merren si pike fillestare ku fillojne matjen. Ketu do vendosi gjykata nderkombetare se cili eshte statusi i ketyre ishujve.

          NE ATO VENDE KU DISTANCA ESHTE ME E MADHE SE 24 MILJE NUK KA ASNJE PROBLEM. Ne i kemi marre 12 miljet tona ne ato zona, kurse greku do ti marri tani.

          Shpresoj te jete komenti i fundit ndaj teje .

          1. Ti qenke me kompleksin e madheshtis ku e ku me shum se rama; ti qenke ne dijeni per cdo gje; qenke kryetari i grupit negocjator ne fjale dhe njeri me peshe ne me shum se nje gjykat internacjonale , njohes spécialiste i te drejtes ne fjale. Se di pse valle merr mundim qe te ulesh te diskutosh te lapsi keto ceshtje ?? aq me teper me fyerjen qe bere ndoj lapsit e ndjekesve ???ndofta populli yne nuk meriton shpjegim por, ne cdo vend te botes demokratike puna e grupeve negocjatore behet e ditur deri ne detaj. Kupton ti???? Meqe paskan vite qe punojn…,

  4. O ? e 15:14 pse ky RIDHJERSI (rama)nuk e qoj qeshtjen ne gjykaten e Hamburgut ne 2009 nese marveshja e Berishes ishte e keqe gjykata do u shprehte ne fund

    1. O Didi i 16:39.
      Sepse Basha ra dakort me Bakojanis dhe marrveshja u nenshkrua. MORI LEGJITIMITET JURIDIK NDER-SHTETEROR.
      E vetmja rruge per ta rrezuar ishte gjykata jone kushtetuese. Gjykata e detrave e Hamburgut nuk merret me marrveshjet nderqeveritare,
      Ndersa tani jemi ne rastin kur NUK DO KETE DAKORTESI ne marrveshje , dhe ne te tilla raste nuk e con dot ceshtjen ne gjykaten kushtetuese shqiptare se nuk ke te firmosur nje dokument ne emer te shtetit shqiptar.
      Nese marrveshja nuk nenshkruhet nga pala shqitpare , gjykata kushtetuese jona eshte jasht loje, sepse nuk ka objekt te dyshuar jashte ligjit, mbi te cilin ajo duhet te shprehet.
      Pra ne kete moment , kur te dyja palet do te shtrojne pikpamjet e tyre te kunderta mbi 2 ishjut , atehere hyn ne loje gjykata e detrave ne Hamburg e cila nuk merret me marrveshjen Shqiperi -Greqi, por jep vendimin e saj mbi statusin e ketyre dy ishujve.
      Kaq e thjesht eshte,

  5. Nuk kuptoj ke do dergoj per gjykim ne gjykaten nderkombetare kryeministri Rama, Marveshjen e qeverise Berisha me grekerit per kufirin detar apo vendimin e Gjykates Kushtetuse? Meqe eshte Gjykate Nderkombetare e bie qe do gjykoj vendimin gjyqesor te Gjykates Kushtetuse. Gjithashtu behet e veshtire pozicioni moral-patriotik i Rames kur ju kundervu marveshjes se qeverise Berisha.

    1. O astrit ,, nuk ja paske haberin fare mbi kete pune.
      ASNJE GJYKATE NE BOTE NUK KA TE DREJTE TE MARRI NE SHQYRTIM VENDIMET E GJYKATES SONE KUSHTETUESE.

      Ne gjykaten e detrave ne Hamburg do cohet mosmarveshja mbi statusin e dy ishujve Barketa dhe Othnoi.

      Mos thoni budallallie se na deshperoni me mungesen e njohurive mbi kete pike. Nese nuk i di gjerat mire per dicka , te pakten mos komento, por lexo se mbase meson dicka te re.

  6. Opsion që është hedhur nga Berisha 8 vjet më parë dhe se pranoi Rama në opozitë dhe se kërkoi kurrë tani në pozitë me preteksin se ka vendosur gjykata kushtetuse.Për këtë opsion ranë dakort dhe grekët.Por duke parë që tani është e djathta në pushtet në greqi dhe ata kërkojnë më shumë se marëveshja e parë 12 milje ky tani kërkon gjykatë ndërkombëtare.Dhe do të tregojë shpëtimtarin por është mëse e sigurtë që gjykata do lërë në fuqi marëveshjen e parë.Gjithë kjo propagandë për asgjë.10 të ngelur prapa për meritë të “patriotëve” të Ps!!!!Turp.

  7. Nuk e zhben faktin qe eshte tradhtar, per te mbajtur postin e kryetarit te tradhtareve dhe kolltukut oligarkik eshte gati tja XXXXX XXXX Shqiperise me gjithe delet brenda.

    Rrace XXX made in Albanistan.

  8. O njohes i konventave nderkombetare,precedentet ku ishujt nuk i kane te drejtat njesoj me shelfin kontinental njihen boterisht por,kemi nje gafe te Ministrit tone te Jashtem,njekohesisht (fatkeqesisht KM) qe deklaron publikisht se “Greqia ka te drejte te shtrihet me 12 milje” edhe pse sipas tij kjo nuk ka lidhje me ujrat tona.Kjo deklarate mund te perdoret nga Greqia kunder Shqiperise ne Gjykate.
    Di gje ti,o njohes i te drejtes nderkombetare,qe Greqia e mbylli marrveshjen me Italine dhe ti (shteti) nuk reagove?Marrveshja It-Gr ben fjale me se shumti per pjesen perendimore te ishullit Othonoi.Po pjesa veriore qe perfshin edhe Shqiperine??????
    Micotaqis kishte parasysh pjesen veriore per ato 12 milje,se me Italine s’ka ku shtrihet me.
    Por kur je nul dhe cdo fjale e Rames te duket si postulat,normal qe te tjeret flasin brockulla.

    1. Ja nje injorant qe nuk e ka idene se per cfare shkruan.
      O njeri i pa ditur. Ne gjykate nuk do te shkoje se cfare tha Rama apo se cfare tha Micotaqis.
      Ne gjykate do te shkoje pyetja ( ceshtja ) a duhen trajtuar ishujt Othoni dhe Barketa si pika baze ku fillon matja e detit teritorial apo jo .
      Keto jane ceshtje teknike dhe deklaratat e politikaneve nuk vlen.
      Ne gjyq nuk do shkoje as Shqiperia kunder Greqise dhe as Geqia kunder Shqiperise , Ne gjyq do te shkoje pretendimi i shqiperise qe ishujt e siperpermendur te mos merren si linje baze nga e cila fillon matja e detit teritorial dhe pretendimi i greqise qe keta ishuj jane pjese perberse e vijes baze nga e cila fillon matja ……

      Pastaj kur thua ‘ ME ITALINE NUK KA KU SHTRIHET ME ‘ .. tregon qe je komplet injorant biles dhe ne gjeografi. Shiko hartan dhe do shohesh qe distanca me italine eshte jo 24 milje ( minimumi i mundshem, qe greqia ta aplikoje kete te drejte sovrane) por mbi 240 milje .. Hapi syte o qorr. shiko harten.
      …hemmmm gabimin e kam un qe mundohem te zbraz koken time dhe ti mbush mendjen dikujt qe nuk do te kuptoje. Ti nuk ben pjese tek ata njerez qe nuk e di se si eshte realiteti, por ti ben pjese tek ata njerez qe nuk do te kuptosh, sido qe te jete ai realitet.
      Per ty mjafton qe te shahet Rama.
      Nese ty te ben te flesh me qete sot … ta shaj Ramen une sa te duash ti..
      Por hiq dore te shkruash karrliqe te tilla sic ke shkruar .

  9. O trap kompetent,ne Hamburg shkohet kur ti ke mosdakordesi mbi cilesimet ne nje marreveshje.
    Ke ndonje marreveshje ti apo bisedime per nje marreveshje?
    JO!
    Dhe shprehja e “lea-der(r)”-it tone per 12miljet greke,i jep avantazhin Greqise t’i kerkoje ne pjesen veriore te Othonit dhe te Korfuzit.Keshtu qe ne vend te kerkoje te drejten ne Gjykate per shkembin (jo ishullin) Barchetta perballe gjirit te Sarandes,ne marreveshjen e 2009,vete i jep Greqise te drejten per t’u shtrire ne Zonen tone Ekskluzive Ekonomike.
    Dhe para se te besh gam-gam,mesoje se, mbas ujrave kombetare dhe Zonave Ekskluzive Ekonomike,shtrihen edhe ujrat nderkombetare qe mbasi njihen nga OKB, jane te mbrojtura vetem nga ligji nderkombetar.Dhe per sa kohe midis dy shteteve ka nje marreveshje askush nga shtetet nuk mund te shtrihet me pa dakordesine e OKB.
    Megjithate nuk ia vlen te merresh me ju militantet,se ju keni partine mbi gjithcka.
    Gri sallate tani,meqe nuk kam kohe dhe as durim te t’i shpjegoj ne terma specifike. Bye.

    1. O trap kompetent,ne Hamburg shkohet kur ti ke mosdakordesi mbi cilesimet ne nje marreveshje.
      Ke ndonje marreveshje ti apo bisedime per nje marreveshje?

      Më duket pa llogjikë kjo që thua, se e lexova dhe te Panajot Barka sot, nuk shkohet në gjykatë se s’ka marrëveshje. Po gjykatat pikërisht për këtë janë për rastet kur ska marrëveshje, se po të kishte marrëveshje pse do shkoje në gjykatë? Sala p.sh. kishte marrëveshje me Grekun dhe nuk shkoi në gjykatë ndërkombëtare por u bë gati ta ratifikonte në parlament atë që firmosi. Rama në fillim donte të miratonte një marëveshje të re ku patjetër Greku do bënte lëshime se dhe në Greqi janë të ndërgjegjshëm që ajo marrëveshje ishte maximumi që ata mund të merrnin dhe se në nje gjykatë ndërkombëtare do marrin shumë më pak dhe në këtë mënyrë dhe Rama do dilte e do mburrej se mori diçka më shumë se Sala dhe Grekët do ishin të kënaqur se gjithsesi do ishte më mirë për ta. Ndërsa tani meqënëse e shef se dhe po të merrte maximumin e pretendimeve që kemi prapë do dilte Sala me Metën të gjenin bishta e do bërtisnin TRADHËTI, e kupton se gjëja më e mirë do jetë një gjykatë ndërkombëtare ku dhe Sala, Basha & Meta prapë do dilnin të humbur se marrëveshja patjetër do jetë më e mirë se ajo që firmosën dhe mbrojtën ata, dhe e dyta nuk do kishin kë të shanin me teori konspiracioni (ose më saktë do shanin prapëseprapë me teori konspiracioni lobin çifut e Erdoganin).

  10. Banka Botërore publikon raportin: Shqipëria, ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në shëndetësi dhe arsim,salihu e votoje ne kuvend,jo u be gati per ratifikim,rama u shpreh ne qoftese nuk arrihet marveshja ndermjet shteteve mund te shkohet ne gjykate,dhe ti mor klod kur nuk shkon mire me gruan kerkon qe ta zgjithi gjykata

  11. Me Dora Bakojanis kemi kaluar shumë momente bisedash, është një zonjë shumë serioze. Nuk është një njeri që bën blof, nuk provokon, një diplomate shumë klasike, e një stature që duhet marrë seriozisht.Kam bindjen të them se Dora Bakojanis nuk flet kot.Besnik Mustafaj

  12. ne kemi ,kemi nje shekull ku zhgenjehemi nga nje klas politike e perber nga minoritete,me pak shqiptar sa me then te cilet as perfaqsojn as mbrojn interresat kombetare ,faktet tregojn qart per 1 shekull per gjith,ckan bere,kjo tani qe u ngrit dhe turku ,prish gjitha lojrat eklipson gjitha shtresat nivelet diasporen per ti dal perzot fatit vet tashme gjithcka mund te ndollin dhe eklipsohet se ka kriminalizim total,per 1 shekull,dhe shkatrrim total grabitje,ne nuk kemi shtet ,me kuptimin kushtetues dhe veprues por jemi per nje shekull popull i pushtuar nga padrejtesija klane dhe interesa mafioze qe,i ka zhvillu kushdo qe ka mundur,po vjen dita qe te clirohemi ,nga keto satan te pameshirshem,shpresoj ,nuk e ka krijuar dhe mundesuar i malli zot qe nje popull,tje jetojn pafundesisht ne vujtje mjerim ,vetem aji i din shkaqet se si do ua japin hakun te gjitheve,vetem se po ua kujtoj o te pamshirshem largohuni nga padrejtesija,se padrejtesija eshte si zjarri do tu kthehet ne llogari dhe djegi si zjarri drut se si vetem aji qe ju ka kriju e din ,por qe ka dhen siguri ne krijim dhe ullzimin e tije qe sejcili mbetet peng i veprave te tije per shperblim ose ndeshkim ,din,nje o te pashpirt se e drejta haku i nje populli nuk paragjykohet ,por vetem respektohet nuk jeni krijues te saj ju ,por mbeteni kush deshiron si amanet vetem ta mbani nder njerz si barazi dhe mbroni,qe te mos grabitet,ne unitet jo ju te paret ne nenyt to organizuar te beni pazare me te ky me duket kulmi dhe fundi padrejtesis ne toke ,sepse domosdoshmerisht eklipson antivlerat per veprim ,si shprehje natyraliteti imuniteti instinkti ,natyraliteti njerzor ne unitet,kjo esht e pacmangeshme ,te ndalet,por dhe nese kjo sjep rendimentin e duhur ,ulet burimi dobive qe jep zgjillje i cili vjen si rezultat i vlerave formimit ,qe i ben njerzit te behen ndihmes dhe plotesues ne dobi,dhe behen bashke burim problemesh pa zgjillje shum gjera qe ju nuk mund ti rregulloni,me formimin aftesin qe keni,gjithsesi keto po behen shkaqe te mjaftueshme te ndeshkimit tashper ndaj jush ne gjitha drejtimet,,vazhdoni ju dhe luani me popullin hyni ne hak dhe shpejt ,do ta kuptoni ,se cfar ne fakt i bet vetes suaj ne rrall te par,po mundohem tu bindi si armiq te betuar te se drejtes,sepse nuk dua tu shoh ne ndeshkim te llimbeshem ,edhe pse ne vuajtem ,me shekuj padrejtesit tuaja, por dua tu bindi se pikerisht ajo qe ju urreni e verteta ajo eshte qartesija gjallerija sigurija zgjillja paqa shpresa shpetimi juaj ,dhe ju ende se kuptoni qe doni veten dhe me duart tuaja duke shkatrruar tjeret drejtperdrejt po shkatrroni veten nje dicka qe ndergjegja dhe shpirti juaj nuk e pranon tu ndollin,por ikje nuk ka sepse ai qe gjithcka krijoj ka gjithcka nen kontroll dhe nuk i shpetoni do,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *