• |
ide | kryesore

Roma, kjo është dita e Kumbullës: ja sa do të fitojë mbrojtësi shqiptar

-Instant, F1, Sport



Në Romë është dita e Marash Kumbullës. Mbrojtësi shqiptar pritet në kryeqytet për të kryetr vizitat mjekësore e për të vënë firmën mbi një kontratë 5 vjecare prej 1,5 milionë euro në sezon (duke u rritur), pasi verdhekuqtë kanë gjetur akordin me Hellas Verona për huazimin me të drejtën e blerjes. Një tratativë prej 30 milionë euro në total: 5 menjëherë, 18 në fund të sezonit, plus 7 bonus, që mund të pakësohen nëse veronezët do të ushtrojnë të drejtën e blerjes për Cetin. Nëse nuk ka të papritura, 20 vjecari i kombëtares kuqezi mund të zbresë në fushë që të shtunën për debutimin në kampionat, në transfertë pikërisht kundër ish-skuadrës së tij.

Bëhet fjalë për një garë me kohën, por nëse gjithcka shkon mirë Kumbulla është gati fizikisht të luajë në krahë të Ibanez e Mancini, në pritje që të rigjejë si partner mbrojtje edhe Smalling, mbi të cilin për momentin situata mbetet pezull.

Talenti shqiptar, që ka shtetësi të dyfishtë, duke qenë se ka lindur në Peschiera del Garda, u kërkua gjatë nga Lazio e Inter, por verdhekuqtë në ditët e fundit kanë kryer përshpejtimin vendimtar të tratativës, pasi shitën Kolarov tek Inter e presin të konkludojnë Fazion (për momentin mes Cagliari e Fiorentina).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *