• |
ide | kryesore

Sabrina Salerno, sex-symbol sa për ti dhënë emrin një skuadre futbolli: “Do ndjek ndeshjen e parë”

-Instant, Sport



“Në Sevilla kanë krijuar një shoqëri futbolli të dedikuar për mua? Lajmi më është dërguar menjëherë nga miqtë e mi spanjollë e më duket dicka e pazakontë dhe shumë e lezetshme, nuk besoj që një shoqëri futbolli ti jetë dedikuar ndonjëherë ndonjë këngëtareje. Kanë përdorur fjalë shumë të sjellshme e admirimi, si për muzikën ashtu dhe për bukurinë. Ndoshta kur të fillojë kampionati do të shkoj të shoh ndeshjen e parë…”. Këngëtarja e shoëgirl Sabrina Salerno ka komentuar kështu për Adnkronos lajmin se në Sevilla, në Spanjë, ka lindur një shoqëri futbolli me 7-të me emrin e saj.

“Nuk jam surprizuar që ndodhi në Spanjë, sepse ka qenë një nga vendet e para që më dha popullaritet e sukses, kështu që nuk habitem”, shtoi këngëtarja. Në stemën e klubit, përvec fjalës ‘Lavdi e çrregull’, duket silueta e një gruaje me forma, që kujton pikërisht imazhin e këngëtares bukuroshe italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *