• |
ide | kryesore

Shpërthejnë sërish kritikat për Chiara Ferragni-n

-Instant, Paparazzi, Slider

Pas çmimit të “Luanit të artë” të dhënë nga kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, Chiara Ferragni është përballur me kritika të shumta. Megjithatë edhe pas kritikave Chiara u nderuar për “angazhimin qytetar të demonstruar për Italinë në këtë periudhë të jashtëzakonshme, duke u kujtuar të gjithëve bukuritë me të cilat arti, kultura dhe tradita italiane janë të pasura dhe për zgjedhjen e qytetit të Venecias si një thesar për ta bërë të njohur për publikun e saj ndërkombëtar”.

“Siç e dinë shumë prej jush, unë jam një mbështetëse e madhe e Italisë dhe thesareve të saj të fshehura, veçanërisht në këtë kohë të vështirë për turizmin. Këto ditë unë jam në Venecia për t’ju treguar disa vende që janë ende pak të eksploruara. Për zgjedhjen e qytetit të Venecias si një thesar për ta bërë të njohur për publikun tim ndërkombëtar në këto tre ditë në lagunë dhe për angazhimin qytetar të treguar për Italinë në këtë periudhë emergjente, duke u kujtuar të gjithëve bukuritë që pasurojnë artin, kulturën dhe traditën italiane, unë u vlerësova me Luanin e Artë nga qyteti,” –ka shkruar Chiara në Instagram, duke shtuar se ky është vetëm fillimi.


Reagimet në rrjet janë të përziera. Të shumtë janë ata që e vlerësojnë kontributin e Chiara-s për promovimin e Italisë, por s’janë të paktë as ata që shprehen se një çmim i tillë s’ka lidhje me figurën e blogeres.

Chiara Ferragni a Venezia scatena nuove polemiche: colpa dello stivaletto sul parapetto di Scala Contarini del Bovolo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu