• |
ide | kryesore

Shpërthimi shkatërrues/ Hakmarrja mes fiseve mirditore trondit Tiranën

-Instant, Kryesore, Lajme

Shpërthim i mjetit me të cilin udhëtonte Preng Gjini, ndodhi në mes të një zone të populluar pasditen e së martës në Tiranë. 50 vjeçari nga Mirdita ishte shënjestër e një goditjeje që ka tronditur kryeqytetin. Pamjet makabre të Gjinit në makinën e tij gjysëm të shkatërruar qenë shokuese.

Makina e shpërthyer nga rreth 400 gram tritol sipas policisë kishte qenë në ruajtje nga atentatorët dhe lënda plasëse është aktivizuar me një celular ose me një mekanizëm telekomandues. Dy persona që kalonin në momentin e shpërthimit në rrugë, mbetën të plagosur: një shtetas italian dhe një fëmijë që u gjendën rastësisht mbi urën e Lanës, pranë zonës që njihet ndryshe si Nisharaku.


Pamjet pas shpërthimit ngjajnë me sulmet terroriste, kur mjeti me të cilin lëvizte Preng Gjini nga Mirdita është gjysëm i shkatërruar dhe përreth tij janë mbledhur qindra njerëz.

Kush ishte Preng Gjini

50 vjeçari që u transportua menjëherë në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Ai është vëllai i Armando Gjinit, i vrarë në qendër të Rrëshenit në gusht të vitit të kaluar. Mendohet se shkak i atentatit është një hakmarrje e vjetër mes dy fiseve dhe ka lidhje me një seri vrasjesh të ndodhura në këtë qytet.

Dyshohet se atentati i sotëm në Tiranë ka lidhje me ekzekutimin në mënyrë mafioze të Kastriot Reçit (FOTO LART) në 7 Janar në Rrëshen. Ai ishte viktima e pestë në tri vitet e fundit në Rrëshen. Në vitin 2017, Reçit i vranë vëllanë.  Gaspër Reçin, 43 vjeç, i cili jetonte prej vitesh në Romë, u vra nga 4 të shtëna me pistoletë, nga një distancë e afërt. Dy plumba e goditën në këmbë dhe dy në kokë, duke i marrë jetën në vendin e ngjarjes.


Një tjetër vrasje që ka lidhje me zinxhirin e hakmarrjes është ajo e Sajmir Jakut, (FOTO LART). Drejtori i Tensionit të Lartë në OSHE për Veriun, u vra më 9 shtator 2016. Dyshohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje zyrtarin, ndërsa nga të shtënat me armë edhe një person tjetër mbeti i plagosur. Policia ka thënë se Sajmir Jaku është qëlluar me Kallashnikov kur ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit me një shok.

Një tjetër krim që u dyshua se kishte lidhje me këtë serial hakmarrjeje, ishte vrasja e ndodhur më 28 prill 2017 në Itali, ku u ekzekutua shtetasi Gaspër Reçi, (FOTO LART) i cili u qëllua me katër plumba. Policia dyshonte se vrasja e Gaspër Reçit mund të ishte kryer si hakmarrje për vrasjen e Sajmir Jakut.

Pak më vonë, më 6 shtator të po atij viti, vritet 31-vjeçari Kreshnik Gjini në komunën e Forestit të Belgjikës. Gjini ishte nipi i Sajmir Jakut dhe u dyshua se ishte vrarë në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e Gaspër Reçit në Romë.

Më 13 gusht të vitit 2019 u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, në sy të dy fëmijëve, Armando Gjini (FOTO LART), i njohur edhe me emrin Tonin Gjini. Shkak për këtë ngjarje, sipas Policisë dyshohej e kaluara e tij në Belgjikë. Gjini u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. 48- vjeçari dyshohet që të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Ai njihej si pjesë e grupit të Met Kananit, bosit të drogës që u kap në Turqi.

Pikërisht për konfliktin e njohur mes grupeve kriminale dhe rrezikshmërinë e tyre të provuar në disa atentate, goditja ndaj Preng Gjinit ka qenë e paralajmëruar. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pranoi dështimin e policisë. “Duhet ta pranojmë se policia e shtetit ka dështuar në parandalimin e kësaj ngjarje. Këto janë ngjarje që kanë një parahistori. Është iluzore të pretendojmë se do të parandalojmë të tilla gjëra se do ishim i vetmi vend në botë që do e bënte këtë” tha Lleshaj.

14 Comments

  1. Shikoni anen pozitive. Te gjith keto mutra po ikin nje nga nje, te pakten edukohen femijet me keto lajme se te merresh me droge dhe krime keshtu perfundon si keto halet

    1. O loqe vere trurin ne pune. Kur ka krim, as investitoret as turistet nuk vijne tek ne.Per faj te mirditoreve dhe Nikles te vuaje edhe gjithe Shqiperia?

      1. i paemer i 12, 1) turizmin po e vuan nga korona, nga mosinvestimi ne infrastruktur(na mbyten plehrat …ja ndjen eren ti apo je vet ashtu?) mirditore qe akoma nuk ka nje rrug per ne mirdite nuk jan krahin e pavarur po pjes e Shqiperis; Nese nuk ka shtet ketu sta kan fajin mirditoret apo nje krahin tjeter; Investitoret????? pse te vijn nese i rrahin e i bejne per spital sic ja bene atij libanezit qe donte te bente resort;

    1. O kar keta mirditoret vertete jane veriore por as verioret nuk i duan keta. Keta duan vetem veten e tyre ,shqiptaret e tjeret u duken turq dhe greke

  2. Trondit tiranen?
    Jetoj te 21shi dhe tani po e lexoj lajmin
    As tronditje asgje, dite normale me baste per chaampions ligen te lagja
    Ca hapni panik kot o moterqira?

  3. Thuhet edhe për sondazhe që po tregojnë një vullnet politik për përmbysje politike; pse si botojnë?

    Realisht ka një perceptim normal dyshues për këtë mazhorancë; por në fushatë do të ketë zgjidhje reale; Rama përballë Bashës, Berishës dhe Metës.

    Kaq, kjo është fabula dhe nuk është se ka ndonjë logjikë për ndryshim gjenerate politike.

    Ja të marrim Malin e Zi; opozita që mori vetëm 1 deputet më shumë se Milo Gjukanoviçi, para 6 muajsh ndryshoi të gjithë liderët e saj, duke mos zgjedhur asnjë ish-qeveritar.

    E bëjmë dot dhe ne…

  4. Na cate karit ju mirditoret, ne cdo 2 mirditore, 3 jane kriminele.Po ketyre as fise nuk u thua dot. Jane me keq se ata te Neandertalit. per faj te mirditoreve dhe Nikles vuan e gjithe Shqiperia

  5. Se pari titulli eshte i gabuar e diskriminues me nuaca rraciste. Nuk jane fiset ne gjakmarrje, por eshte fytyra e shtetit e zhytur ne llumin e korrupsionit, trafiqeve e per pasoje vihen perpalle konfliktet e interesave. Asnjeri nuk behet milioner pa e ditur shteti, pa marr shperblimin, pa i perdor per hesapet e tij. Mirdita nuk eshte vend shpellaresh, se nuk kane arritur shpellaret e cadragjinjt e stepave turko aziatike te bejne vend ne Mirdite, por eshte krahina etnikisht iliro arbnore, normal e persekutuar nga vete qeverite e ashtuquajtura shqiptare, cka u konvenuar percarjet e mirditasve mes vedi. Mirdita eshte ajo e historise pa nderprerje, e qendreses, e kuultures, e arsimit, bakrit e floririt, e turizmit, por e lene pa investime, pa institucione, normal se ky eshte rezultati. Prandaj mos e fyeni. Mirditen te pakten kush eshte shqiptar, se keni peshtyre vehten tuaj, aq me teper ne keto tragjedi, qe burimin e kan vetem tek polika 30 vjecare e ketij shteti inekzistent. Mirditoret jane fisnike e jo kriminela, kriminelat jane te kurorezuar me pushtetin e korruptuar.

    1. Mirditoret qenkan kristiane europiane kurse ne te tjeret,99% e Shqiperise qenkemi shpellare e cadragjinje te stepave turko aziatike? Juve eshte per t’ju qire robt. Nje grusht mirditoresh jeni dhe beni 90% te krimit ne Shqiperi. S’kemi gje as me Mirditen si krahine,as me katoliket,mos fut fene ne kete mes, se edhe shkodranet e lezhjanet jane katolike por shkodranet sbejne krime sic beni ju

      1. Nuk ka te beje feja ketu, njeriu eshte i lire te besoje ku te doje e ne cfare te doje. Mirdita nuk ka kriminalitetin me te madh, por normal se nuk i ka shpetuar ketij fenomeni. Sa per krim te organizuar ka me bollek, ne te gjitha qytetet e medha, mirditasit nuk e asgjesuan as te ndjerin. Santo, as te ndjerin. Konomi, as kane hedh ne ere shpia me familjare brenda, as tojotat me leke, as kane vjedh dy here thesarin e shtetit, as avionat me droge,as krime incesti e as felliqsina te tjera. Nuk kane bere krime te renda ndaj femijeve qe degjojme cdo dite sa ne nje zone ne tjetren. Normal, ne rastin konkret rrjedha i ka marr keta fatkeq, e kjo fatkeqsi e madhe humbje jetesh, ka ndodh pikerisht se shteti eshte inekziztent., e nuk perben shkak fyerje, por reflektim per cilin do per veprimet e pasojat e tyre. Sa per ata qe mund te kene ardh si pushtues, te rrine rehat ne vendin qe kane zene, e nuk u takon te ofendojne shqiptaret qe jane mija vjet ne trojet e tyre, ska rendesi besimi fare, por gjithkush duhet ta dije e ta ruaje origjinen e vet, pa cenuar te tjeret, aq me teper te denigrojne ata qe kane ruajtur traditat e veta. Fyrjet raciste krahinore, e shprehjet banale jane sinonim i atyre qe nuk kane identitet e nivel kulturor. Mjere ata femije e breza qe rriten e edukohen ne mjedise te tilla.

  6. Nuk ka te beje feja ketu, njeriu eshte i lire te besoje ku te doje e ne cfare te doje. Mirdita nuk ka kriminalitetin me te madh, por normal se nuk i ka shpetuar ketij fenomeni. Sa per krim te organizuar ka me bollek, ne te gjitha qytetet e medha, mirditasit nuk e asgjesuan as te ndjerin. Santo, as te ndjerin. Konomi, as kane hedh ne ere shpia me familjare brenda, as tojotat me leke, as kane vjedh dy here thesarin e shtetit, as avionat me droge,as krime incesti e as felliqsina te tjera. Nuk kane bere krime te renda ndaj femijeve qe degjojme cdo dite sa ne nje zone ne tjetren. Normal, ne rastin konkret rrjedha i ka marr keta fatkeq, e kjo fatkeqsi e madhe humbje jetesh, ka ndodh pikerisht se shteti eshte inekziztent., e nuk perben shkak fyerje, por reflektim per cilin do per veprimet e pasojat e tyre. Sa per ata qe mund te kene ardh si pushtues, te rrine rehat ne vendin qe kane zene, e nuk u takon te ofendojne shqiptaret qe jane mija vjet ne trojet e tyre, ska rendesi besimi fare, por gjithkush duhet ta dije e ta ruaje origjinen e vet, pa cenuar te tjeret, aq me teper te denigrojne ata qe kane ruajtur traditat e veta. Fyrjet raciste krahinore, e shprehjet banale jane sinonim i atyre qe nuk kane identitet e nivel kulturor. Mjere ata femije e breza qe rriten e edukohen ne mjedise te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu