• |
ide | kryesore

Shqiptarët me tetë zëvendësministra në qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut

Lajme, Të fundit



Shqiptarët do të përfaqësohen nga tetë zëvendësministra, në qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut. Ky numër i arritur për herë të parë erdhi si rezultat i pjesëmarrjes më të gjerë të partive shqiptare në koalicionin qeverisës. Në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje, nga 19 dikasteret, 5 zëvendësministra i takojnë BDI-së, dy zëvendësministra ‘Lëvizjes BESA’ si pjesë e koalicionit “Mundemi” me LSDM-në si dhe një post zëvendësministri i takon PDSH-së. Lista e zëvendësministrave pritet që të kalojë në Kuvend, pas disa ditësh.

Finalizimi i saj pritet nga ana e kryeministrit Zoran Zaev me partitë më të vogla të koalicionit “Mundemi”. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim pritet që të votohen zëvendësministrat. Ai tha se po zhvillon bisedime dhe konsulta me kandidatët dhe se ky proces është drejt finalizimit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *