• |
ide | kryesore

Te famshmit nisin fushatën kundër ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’

Paparazzi, Slider



Shumë të famshëm kanë vendosur që sot të ç’aktiviziuar llogaritë e tyre në Instagram dhe Facebook si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e urrejtjes dhe propagandës në platformat e mediave sociale.

Kim Kardashian,Leonardo DiCprio, Jennifer Lawrence,dhe  Orlando Bloom,janë disa nga të famshmit që do të marrin pjesë .Përmes një postimi në rrjetin e saj social , Kim ka bërë të ditur lajmin dhe i ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve ti bashkohen kësaj nisme.“Më pëlqen që mund të lidhem drejtpërdrejt me ju përmes Instagram dhe Facebook, por nuk mund të rri e qetë dhe të hesht, ndërkohë që këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe keqinformimit”, shkroi Kim.Ajo shtoi:“Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe nënvlerëson demokracinë tonë. Ju lutem bashkohuni me mua nesër, kur të “ngrij” llogarinë time në Instagram dhe Facebook për t’i treguar Facebook-ut të ndalojë urrejtjen për përfitime. Koalicioni i grupeve të të drejtave civile që organizoi bojkotin e reklamave në korrik në Facebook, njoftoi të hënën se po u bënte thirrje kompanive dhe personave të famshëm të ndalonin së postuari në Instagram për një ditë, për të protestuar ndaj trajtimit të urrejtjes së Facebook në platformën e saj dhe për t’i bërë thirrje kompanisë të ndalojë politikanët të gënjejnë në reklama politike.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *