• |
ide | kryesore

Tronditet një tjetër port, shpërthim dhe zjarr masiv në Ankona të Italisë

Lajme, Planet



Momente tmerri kanë përjetuar banorët e Ankonës, mbrëmjen e djeshme, kur një shpërthim i ndjekur më pas nga një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu portin e qytetit. Zjarri i filluar në një kapanon rreth mesnatës, për shkaqe ende të panjohura u përhap më pas në një sipërfaqe shumë më të gjerë.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por banorët afër zonës janë alarmuar shumë, duke e lidhur ndodhinë me pamjet tmerruese të shpërthimit në portin e Bejrutit. Autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave, universiteteve si dhe të parqeve, për shkak të tymit që me orë të tëra ka mbuluar qiellin sipër qytetit bregdetar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *