• |
ide | kryesore

Video/ Fitorja e parë sezonale e PSG në Ligue 1: Draxler i jep frymë Tuchel në minutën e 93′

-Instant, Sport, Video



Asnjë pikë asnjë gol, deri kur në Parc des Princes mbërriti Metz. Ishte e pazakontë, po të mendosh që ishte renditja e PSG, kampione e Francës e nënkampione e Europës e për të ndryshuar kursin mendoi Draxler në minutën e tretë shtesë, të rikuperimin të javës së parë të kampionatit francez, që ishte shtyrë për shkak se parisienët kishin shkuar deri në finale të Champions.

Zhbllokohet kështu renditja e Psg, që iu deshën ekzaktësisht 93 minuta për të zgjidhur magjinë duke shënuar golin e parë të sezonit në Ligue 1, që vlen edhe fitoren e parë pas dy humbjeve radhazi. Sfida në Parc des Princes është vendosur nga Julian Draxler, që në kohën shtesë firmosi golin e 1-0 për kampionët e Francës përballë Metz. Një goditje me kokë me portën bosh, pas një aksioni kaotik. Tuchel mund të qetësohet tashmë, pas një ndeshje që u komplikua nga shumë raste të humbura nga kryqytetasit e kartoni i kuq për Diallo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *