• |
ide | kryesore

Video/ Nga Ferri në Parajsë: Myrto Uzuni shënon në cdo portë të mundshme, por kualifikon Ferencvaros

-Instant, F1, Sport, Video



Myrto Uzuni i bën të gjitha vetë: i komplikon jetën Ferencvaros me një autogol, përpara se të bëhet vendimtar në kualifikimin me një gol tipik për “Panterën”, që nxjerr jashtë Champions League Dinamon e Zagrebit. Një hakmarrje e vogël për Lokomotivën, ish-skuadrën e beratasit, që Dinamon e ka rivalen e madhe.

Në një ndeshje delikate, spikatin talentet e mëdha. Uzuni u konsiderua si blerja më e fortë e hungarezëve në verë dhe sulmuesi me numër 77 nuk i zhgënjeu pritshmëritë, pavarësisht se i trembi jo pak të tijtë me autogolin e minutës së 23, që zhvleftësoi golin e shpejtë të Lovrencsics në minutën e 2. Sulmuesi i kombëtares ishte i pafat në zhvillimet e një goditje këndi, duke e gjetur topin përpara në një devijim të pavullnetshëm.

Uzuni nuk mund të mbante peshën e një goli që mund të kishte pasoja drastike për Ferencvaros e në minutën e 65, rrëmben një top kundërshtarit, driblon një tjetër ndërsa është i pandalshëm në galopimin drejt portës ku me finesë mposhti portierin Livakovic. Ferencvaros shkon tashmë në playoff të Champions e kanë vetëm një pengesë përpara se të futen në fazën e grupeve të kompeticionit, që do të ishte shpërblimi më i mirë për investimet e kampionëve hungarezë, ku Uzuni është ai më i spikaturi…

CHAMPIONS LEAGUE 2020/2021 – QUALIFICATION
Omonia Nicosia * 1 – 1 FK Crvena Zvezda (me penallti)
Ferencvaros 2 – 1 Dinamo Zagreb
Maccabi Tel Aviv 1 – 0 Dinamo Brest
Qarabag FK 0 – 0 Molde



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *